Osmani nuk përjashton se mund të ketë sulme të reja në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 04 December 2024
Presidentja e Kosovës nuk përjashton mundësinë që vendi të jetë sërish cak i ndonjë sulmi të ri. Ajo konfirmoi se me me partnerët ndërkombëtarë po punohet drejt parandalimit të sulmeve të mundshme, dhe atë jo vetëm në veri.
“Ne i kemi institucionet tona të cilat po bëjnë punë shumë profesionale dhe njëkohësisht bashkëpunojnë edhe me shtetet partnere në mënyrë që në analizën tonë drejt parandalimit të sulmeve të reja, ti marrim parasysh të gjitha rrethanat dhe në këtë aspekt është e domosdoshme që përtej mbrojtjes së infrastrukturës kritike në çdo cep të Kosovës, të fokusohemi në çdo lloj skenari i cili është i mundshëm”, deklaroi presidentja Osmani.
Për dëshmitë rreth involvimit të Serbisë në sulmet e fundit në vend ajo infrmoi bashkëbiseduesit e saj në Bruksel.
Gjatë ditës u takua me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa si dhe presidenten e Parlamentit Evropian Roberta Metsola.
Presidentja Osmani konsideron se mungesa e kërkimit të llogaridhënies nga ana e bashkësisë ndërkombetare për veprimet e Serbisë, kanë bërë që të inkurajohet Beogradi zyrtar dhe të vazhdoj me sulme.
“Fakti që nuk ka pasur farë përgjegjësi për Serbinë, as për shtatorin 2023 as për sulmin ndaj ushtarëve të NATO-s në maj të 2023-tës, as për kidnapimin e policëve të Kosovës në qershor 2023, as për barrikadë pas barrikade që ata kanë ndërtuar ilegalisht në veriun e Kosovës dhe krimet që kanë kryer jo vetëm ndaj institucioneve të Kosovës dhe ndaj rregullimit tonë kushtetues, por edhe ndaj vet serbëve që jetojnë në veri, kjo ka qenë një inkurajim i vazhdueshëm për grupet kriminale dhe vet Serbinë që të mendojnë se si ta sulmojnë Kosovën por edhe stabilitetin rajonal”, tha Osmani.
Poashtu një ditë më herët për të njejtën temë, presidentja e vendit bisedoi edhe me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, James O’Brien.
Ajo do kthehet sërish në kryeqendrën evropiane kur më 18 dhjketor mbahet samiti i ldierëve të shteeve anëtare të Bashkimit Evropain me ata të Ballkanit perëndimor./RTK
Të tjera
-
Shahin Dervishaj: Kur dëgjon nga afër hallet e qytetarëve, e sheh rëndësinë e angazhimit të vërtetë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj, po vazhdon taki...
-
PDK me tubim të madh në Podujevë, Hamza: Zgjedhjet e 9 shkurtit moment vendimtar për të ardhmen
Kandidati i PDK-së pët Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Shkëlqim Devolli takon shefin në ardhje të CIA-s, John Ratcliffe, flasin për zhvillimet në Kosovë
Sipërmarrësi kosovar, Shkëlqim Devolli, i cili po qëndron në Washington DC pë...
-
Presidentja Osmani ka ftesë mirëpo nuk shkon në inaugurimin e Donald Trump
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë ftesë nga anëtarë ...
-
Besnik Tahiri: Me AAK-në rinia e Kosovës ka të ardhme të sigurt
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka marrë pjesë s...
-
Deputeti Ferat Shala vazhdon takimet me qytetarë gjithandej Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, po vazhdon vizitat e ...
-
Bedri Hamza: Obiliqi është zemra energjetike e Kosovës, ky qytet meriton ma mirë
“Zemra energjetike e Kosovës”. Këtë cilësim ia ka dhënë qytetit të Obiliqit, ...
-
Mërgim Lushtaku: PDK e vetmja parti që e ka vërtetuar që realizon projekte konkrete
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Mërgim Lushtaku, ka r...
-
Rama nxit emigrantët të kthehen: Gjermania është bërë e vështirë për gjermanët, jo më për ne
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nxitur emigrantët që të kthehen dhe t...
-
Kandidati i PDK-së për deputet, Shahin Dervishaj realizon një takim të veçantë, pranon si dhuratë një libër
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Mbi 200 ushtarë italianë vijnë në Kosovë, KFOR thotë se janë të gatshëm të ofrojnë siguri edhe gjatë zgjedhjeve
KFOR përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se misioni do të përfor...
-
Ramush Haradinaj në Deçan premton 500 milionë euro për bizneset e reja
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur një tubim në qytetin e Deçanit, k...