PDK me mbi 1,700 tubime anembanë Kosovës – Hapja zyrtare e fushatës më 11 janar

Autori: Gazeta inFokus
12:08 | 07 January 2025
Prishtinë, 7 janar 2025 – Partia Demokratike e Kosovës (131) ka mbajtur sot një konferencë për media, ku janë prezantuar planet dhe vizioni për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit.
Vlora Çitaku, Sekretare e Përgjithshme e PDK-së, tha se PDK-ja është mobilizuar dhe e përgatitur për të udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Kandidatët tanë dhe strukturat tona në terren kanë punuar pareshtur për t’u siguruar se çdo qytetar do të përfaqësohet denjësisht”, tha Çitaku.
Çitaku njoftoi se gjatë fushatës, PDK-ja do të mbajë mbi 1,700 tubime me qytetarët anembanë Kosovës, ku do të prezantohet programi dhe vizioni i saj.
Ajo gjithashtu ftoi qytetarët të marrin pjesë në hapjen zyrtare të fushatës, më 11 janar në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke e cilësuar këtë aktivitet si një festë e unitetit dhe shpresës.
“PDK është e bindur në lidershipin dhe programin e saj, duke besuar se ofron kandidatin më të mirë për kryeministër dhe listën më të kualifikuar të kandidatëve për deputetë”, tha Çitaku.
Sekretarja e Përgjithshme njoftoi gjithashtu se Blerand Stavileci është caktuar si zëdhënës zyrtar i fushatës, i mbështetur nga nënkryetarja Besianë Musmurati.
“Angazhimi ynë për transparencë dhe bashkëpunim me mediat do të jetë prioritet. Vlerësojmë lart rolin e gazetarëve në demokracinë tonë dhe premtojmë bashkëpunim të plotë gjatë gjithë fushatës”, tha zëdhënësi zyrtar i fushatës, Blerand Stavileci.
Ai theksoi se këto zgjedhje janë një mundësi për ta formësuar të ardhmen e Kosovës dhe për të adresuar nevojat reale të qytetarëve.
“Zyra e komunikimit të PDK-së do të sigurojë qasje të plotë për mediat, duke garantuar informim të vazhdueshëm dhe korrekt”, tha ai.
PDK-ja fton qytetarët e Kosovës të bashkohen nën numrin 131 për një Kosovë më të fortë, më të drejtë dhe më të mirë.

Të tjera
-
Nis takimi i Osmanit me Adem Hoxhën
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me kryetarë të partive më të vogl...
-
FSK-së të premten i shtohen kadetët, diplomon gjenerata e 2025-ës
Të premten e 4 korrikut do të mbahet ceremonia e diplomit të kadetëve të Forc...
-
Pamje të rënda nga vendi ku vd*q futbollisti i Liverpoolit Diogo Jota
Bota e futbollit sot u trondit nga lajmi për vdekjen e futbollistit të Liverp...
-
Konfirmohet rasti i parë i murtajes së ruminantëve të vegjël në një fermë në fshatin Landovicë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për pr...
-
Osmani nis takimin me Emilija Rexhepin
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me krerët e partive minoritare. ...
-
Nagip Krasniqi vetëdeklarohet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Kras...
-
Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ai i Mbrojtjes i Belgjikës...
-
Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Krasniqi: Po e pret me tmerr 12 tetorin, shpërfaqje e nervozizmit dhe frikës
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar rre...
-
Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luft*uan
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kryetarit t...
-
Avokati Bajraktari reagon ndaj deklaratave të Kurtit për ish-krerët e UÇK-së: Në kohë të pakohë po i ndihmohet Prokurorisë Speciale
Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që lidhin ish-kr...
-
MSH obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta nga 3-10 korrik
Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të ...
-
Osmani pret në takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes ...