PDK-ja për Supremen: Duket të ishte e prirë nga interesat klanore dhe politike
Autori: Gazeta inFokus
15:56 | 17 Qershor 2022
Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Supreme që ka vendosur në favor të ZRrE-së sa i përket rritjes së rrymës.
“Gjykatat Supreme e ka anuluar vendimin e dy Gjykatave të stadit më të ulët, konkretisht Gjykatës themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit. Të dyja këto gjykata kanë qenë të një mendimi se kjo rritje është bërë edhe në kundërshtim me ligjin, edhe në kundërshtim me përpjekjen tashmë të munguar q qytetari i Kosovës të mbrohet nga shtrenjtimi i energjisë elektrike”, ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu në konferencë për media.
“Ne si Parti Demokratike e Kosovës e kundërshtojmë ashpër këtë vendim të Gjykatës Supreme duke e konsideruar atë si vendim të ndikuar politikisht nga qeveria aktuale”.
“Gjykata Supreme duket se ka qenë e prirë nga interesa të tjera klanore, karrieriste dhe posaçërisht politike”.
Ramadani tha se në një kohë kur qytetarët e Kosovës po e lënë Kosovën, vjen ky vendim i Gjykatës Supreme të cilin PDK-ja e konsideron të padrejtë dhe të pakuptimtë.
“Në kohën kur një pjesë e madhe e qytetarëve të Kosovës, sidomos në veri, e presin mundësinë e parë që të largohen dhe gjejnë punë në vende tjera, vendimi ky për të cilin po flasim sot i Gjykatës Supreme është vendim i padrejtë për nga mungesa e sensit për të kuptuar se si jetojnë qytetarët e Kosovës”.
“Për nga mungesa e profesionalizmit, profesionalizëm ky që bie viktimë e politikës arrogante, qeveritare, që mendon se drejtësia në politikë dhe qeveri është mbi drejtësinë që duhet ta ndajnë gjykatat”.
“Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta lë me kaq. Ne do të gjejmë forma të ndryshme për ta shtyrë përpara kauzën tonë që ka për qëllim mbrojtjen e një kualiteti të jetës që po dëmtohet vazhdueshëm dhe pandalshëm nga papërgjegjësia dhe jokompetenca e kësaj qeverie”.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...




































