PDK-ja paralajmëron padi ndaj ZRrE-së nëse faturat shpërndahen me rritje

Autori: Gazeta inFokus
15:03 | 18 April 2022
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), nëse vazhdon që t’i shpërndajë faturat e energjisë elektrike me rritje çmimesh.
Tahiri në konferencën e sotme për media, ka thënë se falë PDK-së, vendimi i ZRrE-së është shpërfaqur anti-ligjor dhe si i tillë nuk duhet të implementohet.
“Kurti nuk ka arritur të japë për krizë të madhe. As nuk është menaxhuar ngritja e çmimit. Falë PDK-së është pezulluar vendimi i ZRrE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike dhe zotëri Kurti nuk ka dhënë zgjidhje. Inflacioni ka qenë 10 për qind. Bordi i ZRRE po vepron një anshëm duke tarifuar qytetarët pa bazë ligjore. Nëse ndodh kjo do t’iu bëjmë kallëzim penal dhe këtë njerëz do të përfundojnë në burg. Vendosja e tarifave është veçse haraç. T’i tarifojnë qytetarët me tarifa të vjetra”, tha Tahiri.
Ndërsa për mundësinë që qytetarët ta tërheqin një pjesë nga fondi i kursimeve pensionale, Tahiri ka kërkuar përkrahje edhe nga mazhoranca. Kjo sipas tij do ta ndihmonte sado pak jetën e qytetarëve.
“Ne kemi proceduar me projektligj. Besoj që edhe VV-ja duhet ta përkrahë një iniciativë të tillë sepse 30 për qind e trustit do ta zbuste jetën e qytetarëve”, tha Tahiri.

Të tjera
-
Gjimshiti: Bëmë lojë të mirë – edhe një pikë është okej
Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares Shqiptare, tha se bashkëlojtarët e tij...
-
Fëmijët shqiptarë “çmendin” mediat serbe
Mediat në Serbi po e konsiderojnë “skandal” se shoqëruesit e futbollistëve se...
-
Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Pjesëtarë të Policisë së Shtetit e kanë larguar sot flamurin e Ushtrisë Çliri...
-
Përfundon pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi
Ka përfunduar pa gola përballja Shqipëri-Serbi. Shqipëria në pjesën e dytë...
-
Super atmosferë në sheshin Skenderbeu në Shkup në përkrahje të Shqipërisë
Atmosferë e zjarrtë në sheshin Skënderbeu në Shkup po mbizotëron sonte për nd...
-
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
Zvarritje të procesit, shkelje të afateve dhe qasje joprofesionale nga Prokur...
-
Shkup: Reshjet e shiut, shtohet frika për përmbytje
Përmbytjet e një dite më parë në rajonin e Shkupit nxorën në sipërfaqe munges...
-
Shqipëria dështon nga penalltia në fund të pjesës së parë, mbyllet me barazim pjesa e parë ndaj Serbisë
Shqipëria përballet me Serbinë në stadiumin “Arena Kombëtare”, në ndeshje më ...
-
Gjysmë ore lojë në “Air Albania”, rezultati ende ai i startit
Përballjen mes Shqipërisë dhe Serbisë të vlefshme për kualifikimet e Kampiona...
-
Pas dhjetë minutave serbët nisën ankesat, Lukic tha se u godit në kokë gjatë një këndoreje
Shqipëria po përballet me Serbinë në “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...
-
Djaloshi shqiptar e bën shqiponjën gjatë intonimit të himnit të Serbisë
Dita e sotme e ka sjellur ndeshjen e madhe të Shqipërisë ndaj Serbisë. Kjo...
-
Nis përballja Shqipëri – Serbi, në stadium vazhdojnë të dëgjohen brohorima “UÇK, UÇK”
Shqipëria po përballet me Serbinë më “Air Albania” në ndeshjen eliminatore pë...