Lajme

“A jemi live?” – Atmosferë e jashtëzakonshme në Tiranë përpara ndeshjes me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 07 June 2025

Atmosferë e jashtëzakonshme po mbretëron rrugëve të Tiranës rreth 3 orë përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri – Serbi.

Drejtori i sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, ka bërë të ditur se është vërejtur që masat e sigurisë kanë nisur të shtohen që nga ora 15:00 në Tiranë.

Tifozët shqiptarë kanë filluar të festojnë përpara ndeshjes së Shqipërisë ndaj Serbisë.

-Advertisement-

“Në orët e fundit është vërejtur që masat e sigurisë janë shtuar shumë në Tiranë. Ne për momentin ndodhemi 1 kilometër larg stadiumit dhe në këtë zonë është e ndalura të qarkullohet me veturë nga ora 15:00”.

“Ka shumë forca të policisë serbe që do të jenë civilë brenda në stadium por edhe Policia e Shtetit do të bashkëpunojë edhe me Policinë e Tiranës. Është paralajmëruar se do të kontrollohen edhe biletat me emrat që do të jenë në to”, tha Sadiku në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se ka pasur një fluks shumë të madh të shqiptarëve nga Kosova që kanë shkuar në Tiranë, e një numër i madh i tyre janë pa bileta, por pavarësish kësaj kanë shkuar në përkrahje të Shqipërisë.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy