Lajme

PDK i përgjigjet Vetëvendosjes me video: Çka ka Albini, kallëzon Martini

Autori: Gazeta inFokus 14:20 | 24 January 2023

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar sot një video që përmbledhë sipas tyre faktet e zbuluara deri tani për aferën milionëshe me protagonist ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj dhe lidhjet e tij me kompaninë e tregtimit të energjisë, GEN-i në Beograd.

Kjo video sipas PDK-së, shpalosë historikun e aferës së Martin Berishajt dhe akuzat e ngritura ndaj tij, flet edhe për mbrojtjen e Martin Berishajt  nga krerët institucional të Kosovës, lidhjen e tij me kryeministrin Kurti dhe financimin e fushatës së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ambasadori Berishaj nuk u shkarkua, nuk u soll para drejtësisë në Kosovë. Ai u mor në mbrojtje nga kryeministri Kurti”, thuhet  ndër të tjera në videon e PDK-së.

-Advertisement-

Martin Berishaj në dy reagime deri më tani i ka quajtur shpifje të gjitha raportimet e mediave sllovene dhe dyshimet për përfshirjen e tij në aferën financiare.

Së fundmi edhe një gazetë tjetër sllovene “Prava” raportoi për lidhjet e ambasadorit të Kosovës në Kroaci me kompaninë sllovene GEN. Sipas tyre, dyshohet se Berisha është paguar nga GEN-i, dhe se ai ka tërhequr 600 mijë euro para në vitet 2019 dhe 2020.

Raportimet e fundit nga gazeta Prava pretendojnë se Berishaj ka transferuar para edhe për fushatën e partisë se kryeministrit Albin Kurti, Lëvizjen Vetëvendosje

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera