Sport

Paul Pogba pranë rikthimit në ‘Torino’

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 08 December 2020

Sumuesi i Manchester United është afër rikthimit tek ish klubi i tij, Juventus, shkruan Gazeta inFokus.

Këtë e ka bërë të ditur agjenti i tij, Mino Raiola, në një intervistë për Tuttosport.

Raiola ka thënë se Pogba është pranë largimit nga ‘Djajtë e Kuq’ dhe si opsion është ‘Zonja e Vjetër’.

-Advertisement-

“Po, Pogba mund të kthehet te Juventusi. Ai nuk është i lumtur te Manchester Unitedi”.

“Paul nuk është i lumtur te Unitedi, sepse nuk po arrin ta shprehë veten në mënyrën si do të dëshironte dhe ashtu si pritet nga ai”.

“Paul ka nevojë për një skuadër të re, ndryshim të ambientit. Ai ka kontratë për 18 muajt e ardhshëm, e cila do ta skadojë në verën e vitit 2022”, ka deklaruar Raiola.

Kujtojmë që interesim për transferimin e 27 vjeçarit ka shfaqur edhe Real Madridi./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera