Organizimi i Evropianit U21, Dardanët të ashpër: Turpi do të jetojë përjetë dhe nuk do te falet
Autori: Gazeta inFokus
11:43 | 27 September 2024
Tifogrupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalë me një reagim të ashpër pasi Shqipëria pritet të organizojë Kampionatin Evropian U21 së bashku me Serbinë.
Në reagim thuhet se me organizimin e kësaj ngjarje, sipas tyre, turpi do te jetoje përjetë dhe nuk do te falet, transmeton Klankosova.tv.
“Dikush ka vendosur qe ta normalizoje bashkëpunimin me te ashtuquajturit serbe dhe te ashtuquajturën serbi si kurrgjë hiç duke shkelur me dy këmbe mbi emocionet, gjakun dhe plagët e fresketa te shqiptareve te kesaj treve dardane”, thuhet në reagim.
“Pak dite pasi kujtuam si popull rënien ne detyre te heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale te çetnikeve te furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur te bashkëpunojnë me serbine per bashkorganizim te Euro 2027 per grupmoshën U-21”.
“Bashkëpunojnë me federatën e atyre qe nuk e shqipton asnjë dënim kur çdo jave klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosovës te mbuluar me ngjyra te Serbisë apo kur tifozët e klubeve te beogradit bëhen nxitës e motivues per rikthim te ushtrisë serbe ne Kosove, gje qe me pas u përpoq te ndodhe me nje grup terrorist derisa mori përgjigjen e burrave dhe grave heroike te Republikës, te cilet u treguan se pragun e shtëpisë e mbrojmë ne çdo pëllëmbe te tij. Shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje për poshtërim moral dhe emocional, por ndihme dhe përkrahje. Ngjarja edhe do te organizohet, por turpi do te jetoje perjete dhe nuk do te falet. Kosova nuk do ta fale. Jo ne emrin tone!”.

T� tjera
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...


































