Rama në Asamblenë e OKB: Kosova, pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar
Autori: Gazeta inFokus 22:34 | 27 September 2024
Kryeministri shqiptar Edi Rama në në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York ka thënë se Kosova është pjesë e pandashme e realitetin ndërkombëtar.
Duke folur për agresionin rus kundër Ukrainës, Rama tha se duhet të na shërbejë si një zile alarmi, por Kosova nuk duhet të shërbejë si paralele.
“Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë më të mirë sa ka qenë ndonjëherë, por duhet të punojmë pareshtur me aleatët tanë që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm. Çdo paralele e hequr artificialisht në Kosovë e Ukrainë ka për qëllim të shpërqendrojë këdo që është në këtë ndërtesë, por Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar. Nuk duhet mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur me 5 shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën.”, tha Rama.
Deklarata e plotë e Edi Ramës në sesionin e 79-të të Asamblesë të Përgjithshme të OKB, në New York.
Agresioni rus kundër Ukrainës duhet të na shërbejë si një zile alarmi. Ballkani Perëndimor është në një pozicion shumë më të mirë sa ka qenë ndonjëherë, por duhet të punojmë pareshtur me aleatët tanë që kthimi në të shkuarën të jetë i paimagjinueshëm.
Çdo paralele e hequr artificialisht në Kosovë e Ukrainë ka për qëllim të shpërqendrojë këdo që është në këtë ndërtesë, por Kosova është një pjesë e pandashme e realitetit ndërkombëtar. Nuk duhet mbahet peng nga askush me pretendime e justifikime të rreme, duke e nisur me 5 shtete anëtare që nuk e njohin Kosovën.
Në vitin e tretë të luftës në Ukrainë ndihemi të detyruar që Rusia duhet ta ndalë, një katastrofë e ngjizur nga një vendimi i një vendi, nga një ëndërrimtar delirant.
Ne duam paqe, dhe duam të kem paqe mes Ukrainës dhe Rusisë sa më shpejt të jetë e mundshme. Po kërkojmë një paqe të drejtë të mbështetur në kartën e këtyre Kombeve të Bashkuara, një paqe që nuk mund ta minojë Ukrainën dhe të drejtën e saj.
Pritëm në Tiranë Zelenskyn. Shqipëria do vazhdojë krah Ukrainës, për sa kohë të jetë e nevojshme. Një tjetër luftë po vlon, në Lindjen e Mesme. Nuk ka vend për Hamasin në një vend ku duam të jetojmë.
Duhet të rikalibrojmë busullën tonë morale në Lindjen e Mesme, por nuk ka asnjë busull që mund të normalizojë terrorin e Hamasit, është njësoj si të pranoje të bashkëekzistojë me një formë të mbrapsht nazizmi. Konfirmojmë mbështetjen në zgjidhjen e konflikteve në Lindjen e Mesme./tch
Të tjera
-
Rohde: Gjermania mbetet e përkushtuar për ta mbështetur KFOR-in
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se Gjermania mbetet e përk...
-
Basha në Beograd kërkon respektimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në fjalën e tij në Nënkomitetin ...
-
Deputetja Fjolla Ujkani zhvillon një takim të rëndësishëm në kuadër të Procesit të Berlinit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjo...
-
Dy paqeruajtës të OKB-së plạgosen nga një sụlm izraelit në Liban
Dy paqeruajtës të Kombeve të Bashkuara janë plagosur të premten nga një sulm ...
-
Abazi për porositë e Kasanof: S’ka ndonjë ndryshim nga qëndrimet e Escobarit
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka komentuar vizitën e t...
-
FSK zë vendin e dytë në mesin e 111 ekipeve në garën “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar
Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është radhitur në ven...
-
Buzhala e paditë për shpifje ministrin Sveçla
Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se avokati i tij ka dorëzuar sot padi për ...
-
Komunikimi i Kusari-Lilës me Radoiçiqin, Edita Tahiri: Turp kombëtar
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri i ka q...
-
Hovenier falënderon Kasanof për vizitën në Kosovë, përmbledh takimet dhe diskutimet që zhvilloi Emisari këto dy ditë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Dardan Molliqaj konfirmon publikisht këtë çështje për biseden e Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiqit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se do të ketë një aksion lidhur ...
-
EKSKLUZIVE: Dardan Molliqaj shpalos detaje tjera për mos pjesëmarrjen në zgjedhje
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka shprehur bindje...
-
Kosova ndan 200 mijë euro për Bosnje Hercegovinën pas dëmeve nga vërshimet
Qeveria e Kosovës ka ndarë 200 mijë euro ndihmë për të prekurit në Bosnje Her...