Kupa e Botës për Klube/ Kaos total me organizimin e kompeticionit 2025 në SHBA
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 27 September 2024
Kupa e Botës për Klube, e planifikuar për verën e vitit 2025 është një nga ngjarjet më të shumëpritura.
Kompeticioni i ri i futbollit, i mbështetur fuqishëm nga FIFA, do të luhet në SHBA nga data 15 qershor deri më 13 korrik të vitit të ardhshëm.
Në fakt, deri më sot, për datat dhe skuadrat pjesëmarrëse nuk ka siguri të plotë.
Aq sa disa spekulojnë se gara në fjalë mund të “shembet” në mënyrë dramatike.
Ose të paktën të shtyhet. Një nga çështjet kryesore, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”, ka të bëjë me caktimin e të drejtave televizive.
“Apple” tërhoqi kandidaturën e saj, kështu që FIFA shpalli një tender për vende të cilat, megjithatë, sipas disa burimeve mediatike, praktikisht ishin të braktisura.
Deri më sot, me pak fjalë, Kupa e Botës për Klube nuk ka mbulim televiziv. Për rrjedhojë nuk do të siguronte të ardhurat e pritshme për klubet pjesëmarrëse.
Megjithatë, caktimi i të drejtave televizive nuk është pengesa e vetme në rrugën drejt Kupës së re të Botës për Klube.
Për momentin nuk dihen ende stadiumet që duhet t’i presin ndeshjet dhe rrjedhimisht as oraret në të cilat do të luheshin.
FIFA priste të fitonte deri në 4 miliardë dollarë nga Kupa e Botës për Klube, por pa siguri maksimale, sponsorët nuk po investojnë.
Sikur të mos mjaftonte kjo, muajt e fundit lojtarët dhe trajnerët e skuadrave të mëdha nuk i kanë fshehur dyshimet mbi mundësitë fizike për ta luajtur këtë lloj kompeticioni në fund të një sezoni tashmë rraskapitës.

T� tjera
-
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama e quan “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë
Edhe mëngjesin e kësaj të shtune, kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, ka ven...
-
Zhurma politike për protezat e invalidëve të UÇK-së – Hulumtimi i Infokus nxjerr të vërtetën, mbi 1.4 milionë euro për 102 persona
Një debat i ashpër politik, akuza e kundër akuza u bënë rreth parave të ndara...
-
Dogana zbulon rreth 10 tonë mallra të padeklaruara në Vërmicë, vlera e tyre 154 mijë dollarë
Dogana e Kosovës ka zbuluar rreth 10 tonë mallra të padeklaruara gjatë kontro...
-
Prattipati takon komandantin e KFOR-it: Të ruhet një ambient i sigurt për të gjithë komunitetet në Kosovë
E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosov...
-
Si do të funksiokojë çështja e konfiskimit të patentëshoferit pas vendimit të Gjykatës Supreme, Policia e Kosovës jep sqarime
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
Podujevë: Qentë sulmojnë fëmijën, gruaja e dyshuar si pronare e tyre sulmon policinë
Në Podujevë, gjatë ditës së djeshme raportohet se një fëmijë 12-vjeçar është ...
-
Autobusi godet për vdekje një grua te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, arrestohet shoferi
Një grua ka humbur jetën pasi është goditur nga një autobus të premten, më 6 ...
-
10 raste të dhu*nës në familje brenda 24 orëve
10 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin e fundit 24-orësh ...
-
Këto vende mbesin pa rrymë sot për shkak të punimeve
KEDS ka treguar zonat që sot mbesin pa rrymë për shkak të “punimeve të domosd...
-
Protestë gjithëkombëtare për Arlinda Zekajn, kërkohet shkarkimi i ministrave
Sot në Prishtinë do të mbahet protestë gjithëkombëtare me kërkesën për drejtë...
-
Gjendet pa shenja jete një shtetas austriak në një banesë në Prishtinë
Në rrugën Isa Boletini në Prishtinë, mbrëmë rreth orës 19:00, Policia e Kosov...
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e m...


































