PATURPËSIA SPECIALE Albulena Haxhiu ua kishte kufizuar fondet të akuzuarve në Hagë – sot kërkon që familjarët e krerëve të UÇK-së t’i shkojnë në zyre
Autori: Gazeta inFokus
14:55 | 23 September 2026
Albulena Haxhiu, e cila në rolin e ushtrueses së detyrës së Presidentes po kërkon që familjarët e krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë t’i shkojnë në zyre për takim, në rolin e Ministres së Drejtësisë kishte nxjerrë ndryshime në udhëzimin administrativ për mbështetjen financiare të të akuzuarve në Hagë, përmes së cilit kishte kufizuar shumat që mund të ofronte shteti për mbrojtjen e tyre. Madje, për gjashtë vjet të procesit ajo nuk i vizitoi kurrë familjarët.
Hilja speciale e Ministrisë së Drejtësisë në udhëzimin administrativ të vitit 2024, qëndronte te shuma e paguar varësisht nga kompleksiteti i rastit, nga 1 deri në 4. Rasti i krerëve të UÇK-së, me kompleksitet të nivelit 4, në udhëzimin administrativ, para se të ndryshohej nga Ministria, përcaktonte pagesë 110 mijë euro në muaj në fazë të Gjykimit. Në udhëzimin e ri në kohën e Haxhiut, shtohej fraza “deri”. Pra, deri 110 mijë euro pagesë.
Nën udhëzimin e vjetër, ekzistonte një nen që ua mundësonte ekipeve mbrojtëse që të kërkojnë kompensime më të larta në raste specifike.
DOKUMENT – UDHËZIMI I VJETËR

“Në raste të veçanta, kur për shkaqe objektive, kërkesa e paraqitur nga mbrojtësi i angazhuar e tejkalon shumën e përcaktuar në marrëveshje, Njësia i propozon Komisionit, shqyrtimin e saj. Propozimi përmban arsyetimin me shkrim. 3. Komisioni shqyrton rrethanat që kanë çuar në tejkalim të tarifave të përcaktuara me këtë Udhëzim Administrativ dhe varësisht nga arsyetimi, e aprovon apo refuzon të njëjtën”, thuhej në nenin 11 të Udhëzimit të vjetër.
Por, me udhëzimin e ri ky nen ishte larguar krejtësisht, duke mos u lënë hapësirë të akuzuarve në Hagë të kërkojnë kompensime shtesë në rast nevoje. Rrjedhimisht, ekipeve mbrojtëse nuk do t’u lejohej që të kërkojnë shuma më të larta se ato që janë të parashikara deri në 110 mijë euri në fazën e gjykimit.
DOKUMENT – FSHIRJA E NENIT QË LEJONTE FONDE SHTESË PËR TË AKUZUARIT:

Ndryshimi i Udhëzimit Administrativ të vitit 2024, ishte i dyti që ishte bërë përbrenda mandatit të Albulena Haxhiut si Ministre e Drejtësisë. Një i tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2022. Atëherë, të gjitha ekipet mbrojtëse të krerëve të UÇK-së patën reaguar përmes një letre dërguar në Ministri të Drejtësisë.
Ekipet ishin ankuar se përmes kompensimeve të përcaktuara, po rrezikohej mbrojtja efikase e udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Pra, edhe pse Udhëzimi Administrativ përcakton se për një rast të kompleksitetit 4 ekipit mbrojtës i takojnë së paku 12 anëtar në ekip, Shtojca 1 e Udhëzimit Administrativ kompenson për vetëm katër nga dymbëdhjetë anëtarët e paraparë të ekipit mbrojtës. Ky është qartazi një gabim që shkakton një dëm të madh për katër të akuzuarit. Theksojmë këtu se secili nga katër ekipet mbrojtëse në rastin Hashim Thaçi et al. përbëhet nga një numër dukshëm më i madh i anëtarëve se ekipi katër anëtarësh i supozuar në Shtojcën 1 të Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2022 dhe secili anëtar i ekipit punon ndjeshëm më shumë se 120 orë për muaj”, thuhej në letrën e avokatëve dërguar Ministrisë.
“Ndonëse orët mujore që ekipet tona punojnë tejkalojnë dukshëm orët mujore që mund të kompensohen sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 08/2022, dhe ndonëse tarifat për orë të caktuara në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2022 janë më të ulëta se tarifa standarte për orë në juridiksionet përkatëse të avokatë mbrojtës, ekipet mbrojtëse të katër të akuzuarve propozojnë vetëm që për secilin ekip mbrojtës të nderohet alokimi i parapar për ekip siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/2022, pra, tarifat e caktuara për orë të paguhet për të gjithë 12 anëtarët e ekipit siç parashihet nga Udhëzimi Administrativ Nr. 08/2022. Pra, në rastin konkret, duke marrë parasysh se rasti Hashim Thaçi et al. është kategorizuar si rast i kompleksitetit 4, me mirësjellje ftojmë Komisionin që të rishqyrtojë tarifat e avokatëve, ashtu që tarifat e të gjithë 12 anëtarëve të ekipit të mbulohen, siç edhe parashihet në Udhëzimin Administrativ Nr. 08/202215 dhe për rrjedhojë të rritet shuma totale për tarifat e avokatëve për muaj në EUR 242,000 për muaj. Ngjashëm, do ju ishim mirënjohës nëse kategoria e ‘shpenzimeve të tjera’ rishqyrtohet gjithashtu, ashtu që një rast i kompleksitetit 4 nuk i alokohet një kompensim më i ulët për shpenzime se një rast i kompleksitetit 3 dhe përfundimisht ashtu që kostot e kompensueshme korrespondojnë me realitetin ekonomik për rastet e ketij kompleksiteti”, thuhej tutje në letrën e avokatëve të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
DOKUMENT – LETRA E AVOKATËVE TË KRERËVE TË UÇK-SË PËR MINISTRINË E DREJTËSISË:

Gjatë fazës së Gjykimit në Gjykatën Speciale, shkaku i mungesës së fondeve pati ndryshime në ekipin e ish-Presidentit, Hashim Thaçi.
Atij, në vitin 2024 iu largua kryeavokati, Gregory Keohe me bashkëpunëtorë.
Në qershor të vitit 2025, VOX Kosova kishte raportuar se avokatët po punojnë falas për ish-Presidentin Thaçi në rastin ku ai akuzohet për pengim të drejtësisë, pasi që ish-Kryetari i shtetit s’kishte më mundësi t’i paguante ata.

T� tjera
-
Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga M...
-
Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që qeveria e re në Serbi ta njohë p...
-
Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklarat...
-
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin p...
-
Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se seanca fillest...
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...
-
Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, dhjetëra aksidente e të arrestuar
Policia e Kosovës, përmes raportit ditor ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fun...
-
Gjobitet me 200 euro dhe i ndalet vozitja për tre muaj shoferit që tejkaloi në vijë të plotë në Podujevë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas publikimit të një videoje ku shihet një ...
-
S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e komisionit hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ka dështuar mbledhja e komisionit hetimor parlamentar lidhur me vrasjen e Arl...
-
Mashtroi tre persona me premtimin për viza pune në Gjermani në vitin 2023, arrestohet pas tre vitesh
Një person është arrestuar nën dyshimin se ka mashtruar tre qytetarë duke ua ...
-
Dhụnë ndaj grave, prindërve e fëmijëve – Gjashtë raste brenda një dite në Kosovë, disa të arrestuar
Gjashtë raste të dhunës në familje dhe veprave të ndërlidhura janë regjistrua...

































