Rozë

Patrisi është një baba i përkushtuar dhe pas kësaj fotoje, nuk ka më asnjë dyshim (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 15 May 2017

Tian nuk ia ka bërë ende dy javë që kur ka ardhur në jetë, por për të gjithë miqtë virtualë të Tunës dhe Patrisit është bërë personazhi i vogël më i dashur. Që kur filloi të na dhurojë buzëqeshjet e para, duket se të gjithë po i ndjekim hap pas hapi ndryshimet e vogëlushit. Dhe ja ku është i radhës.

Jo vetëm Tuna, por edhe Patrisi është angazhuar maksimalisht në mirërritjen e të voglit, ndaj edhe tregohet i gatshëm për çdo nevojë të tij.

Tani që çifti i njohur kanë marrë “pushimet” nga punët respektive, e gjithë vëmendja është përkushtuar te Tiani.

-Advertisement-

Në këtë foto që Tuna ka postuar së fundi në Instastory-n e saj, Patrisi duket një baba i lumtur dhe i gatshëm për t’u kujdesur për të voglin. Ndërkohë që ai e ushqen me qumësht, Tuna… bën fotografinë.

Patrisi çdo herë po tregon për fansat e tij dhe të këngëtares Tuna se ai është një bashkëshort dhe baba shumë i përkushtuar.

Ai edhe ditë më parë në profilin e tij në Instastory kishte postuar një fotografi ku shihet së bashku me Tunënë e Tianin në shëtitje si një familje e mrekullueshme.

Patrisi madje kishte lënë një emoji të botës, duke lënë të kuptohet se Tuna e Tiani janë gjithë bota për të.

Tiani i vogël jo vetëm që ka zbukuruar jetën e çiftit simpatik por ka zbukuruar edhe vetë profilet e tyre në rrjetet sociale.

Se sa bukur duken ata, shikoni fotografinë më poshtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera