Pas vërshimit të minjve, mediat lajmërojnë ‘apokalipsin e merimangave në Australi, me rrjeta gjigante në rrugë e pyje (fotot)
Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 17 June 2021
Njerëzit po mahniten nga rrjeta të mëdha të thurura nga merimanga që tentojnë t’i shpëtojnë përmbytjeve në juglindje te Australise.
Pamje të frikshme tregonin rrjetat e mëndafshta anash rrugëve në East Gippsland, në shtetin e Victoria, të thurrura nga merimanga të ngritura në nivele më të larta për të shpëtuar nga ngritja e ujërave pas disa ditë shirash të rënda.
Disa prej imazheve të postuara në rrjetet sociale, kishin komentet: “Sikur përmbytjet të mos mjaftonin, ja ku vjen apokalipsi i merimangave”.
Një tjetër përdorues komentonte: “Kjo është një ditë e zakonshme në Australi. nëse nuk vritesh nga moti, këtë e bëjnë kafshët e frikshme zvarranike”, tha ai duke iu referuar araknidëve.
Krahina e juglindore e Victoria është përfshirë nga mot ekstrem dhe sasi gjigante shirash që kanë rënë dhe parashikohet të bien ende kësaj jave.
Profesor Dieter Hochuli, i Universitit të Sydney dukej se nuk bindej për teorinë e mediave mbi “apokalipsin e merimangave”, duke thënë se fenomeni është plotësisht natyral.
Ai tha për 7NEWS.com.au: “Ky është një fenomen çuditërisht i zakonshëm pas përmbytjeve. Ka grupe merimangash që kalojnë jetën e tyre qetësisht duke kapur insekte të ndryshme nga toka. Ato ndërtojnë një rrjetë që është ndryshe nga ato që njohim më shumë, rrethoret, pasi krijojnë rrjeta të rrafshëta dhe vetë jetojnë mes dy shtresave të rrjetës.”
“Kur kemi kësi shirash të rëndë dhe përmbytje, kafshët që zakonisht shpenzojnë jetën e tyre duke u fshehur në tokë, nuk mund ta bëjnë më prej kushteve të reja, prandaj sillen kështu.”
Ai shtoi më tej: “Një nga gjërat më interesante për këtë është se na tregon se çfarë ndodh pikërisht poshtë hundës tonë, në një ekosistem vibrues që është thuajse jashtë pamjes e jashtë mendjes. Ne nuk e kuptojmë se sa shumë gjëra ndodhin në shtresën e dheut derisa ato të dalin plotësisht në dukje”.
Të tjera
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...