Lajme

Pas Thaçit, pasdite pritet të deklarohen edhe Veseli e Selimi

Autori: Gazeta inFokus 13:03 | 04 April 2023

Sot është duke vazhduar gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, ku pasdite pritet që pas deklaratave hyrëse të avokatëve, të deklarohen edhe Kadri Veseli e Rexhep Selimi.

Përpara Veselit e Selimit, ishte ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ai i cili në deklaratën e dhënë pa betim mohoi edhe një herë të gjitha akuzat me të cilat e ngarkon ZPS-ja.

Ndër të tjera, Thati tha se “viktimat nuk arrijnë të marrin drejtësi kur ndiqen të pafajshmit”.

-Advertisement-

“Një padrejtësi nuk mund të zgjidhet me një padrejtësi tjetër” ka deklaruar Thaçi, njofton Klankosova.tv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera