Lajme

Pas tensioneve mbyllet përkohësisht xhamia, reagon BIK’u i Podujevës

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 19 February 2023

Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Podujevë ka reaguar pasi e ka mbyllur përkohësisht xhaminë e fshatit Halabak.

Kjo pas një përleshje që ka ndodhur aty në lidhje me pajtimet dhe mospajtimet për hoxhën e ri të emëruar nga BIK-u.

”Këshilli i Bashkësisë Islame në Podujevë është i shqetësuar dhe e dënon incidentin e ndodhur mbrëmë afër xhamisë së fshatit Halabak. Njoftojmë opinionin publik se ne më parë për atë xhami kishim lëshuar autorizim për kryerje të riteve fetare deri në një vendim i cili do të ishte unifikues për të gjithë banorët e atij fshati“, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

”Tani, kur pakënaqësitë janë thelluar, ne, përkohësisht e kemi mbyllur xhaminë, deri në një vendim tjetër. Bashkësia Islame tërë angazhimin e saj po e bënë për të ruajtur qetësinë mes banorëve“.

”Duhet ditur se xhamitë janë vend paqeje dhe i qetësisë shpirtërore, ndaj bëjmë thirrje për përmbajtje dhe mirëkuptim deri te një vendim sa më unifikues“, përmbyllet njofitmi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera