Sport

“Pas Ronaldos dhe Messit, më së shumti më pëlqen Icardi”

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 16 September 2017

Legjenda argjentinase, Hernan Crespo e ka pranuar se është një fans i madh i sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Crespo madje thotë se pas Cristiano Ronaldos dhe Leo Messit më së shumti i pëlqen sulmuesi Mauro Icardi.

Ai beson se Icardi tashmë sulmues i klasit botëror.

“Pas Ronaldos deh Messit, të cilët janë nga një tjetër planet, Icardi është sulmuesi që më pëlqen më shumë. Si 24 vjeçar ai është një kampion dhe mund të bëhet lojtar i klasit botëror”, ka thënë Crespo për La Gazetta dello Sport.

-Advertisement-

“E kam përcjellë Icardin që kur ka arritur në Itali, pavarësisht vështirësive, çdo vit ai ka bërë një hap përpara. Kjo tregon qe ai është një djalë inteligjent dhe i gatshëm për hapin e madh”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera