Fokus

Pas raportimit të Gazetës Infokus, Komuna e Prizrenit dërgon për vërtetim dënimin e Gjykatës ndaj familjarëve të ministrit të Kurtit që i shpërbleu me tenderë mijëra eurosh

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 09 January 2023

Gazeta Infokus kishte raportuar se edhe komuna e Prizrenit e udhëhequr nga, Shaqir Totaj i PDK-së, po shpërblen me tenderë familjarët e ministrit qeverisë Kurti të cilët ishin në listë të zezë e të dënuar disa herë nga Gjykata.

Pas raportimit të Gazetës Infokus, Komuna e Prizrenit që u dha tenderin në vlerë prej 76 mijë e 185 euro, kompaninë “MEB L.L.C” që është në pronësi të Anil Damkës dhe Shefqet Damkës, familjarë të ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damkës, ka dërguar në Gjykatë për vërtetim, aktgjykimin me të cilin dy të lartpërmendurit ishin shpallur fajtor në vitin 2017 për kanosje ndaj një punonjësi të shëndetësisë në Prizren.

Gazeta Infokus ka siguruar dokumentin e komunës ku thuhet se janë duke pritur përgjigje nga organet kompetente për të vazhduar me procedura të tjera në tenderim.

-Advertisement-

LEXO EDHE: “Bossat e tenderëve”, familjarët e ministrit të Kurtit të dënuar nga Gjykata vazhdojnë të shpërblehen me kontrata të majme

Anil e Shefqet Damka ishin shpallur fajtor për kanosje dhe ishin dënuar me kusht për burgim në kohëzgjatje prej 6 muajsh nëse për një periudhë një vjeçare të njëjtit nuk do të kryenin ndonjë vepër penale. E këtij dënimi iu bashkua edhe një gjobë prej 60 euro për të dy të akuzuarit.

Si e kërcënuan anestezistin e Shtëpisë së Shëndetit në Prizren, familjarët e ministrit?

Gjithçka nisi për 10 euro! Në aktgjykimin e vitit 2017, thuhet se Anil e Shefqet Damka kishin dërguar djalin e këtij të parit në spitalin rajonal të Prizrenit për kontrollë dhe kishin kërcënuar anestezistin SH.H pasi u kishte kërkuar të paguanin 10 euro duke qenë se nuk kishin udhëzim.

”Kush je ti qe me lyp pare, ti je hajn, ti nuk je normal, ta q… nenen”, dhe më pas i pandehuri A.D  i drejtohet me fjalët: ”te pres me dal jashtë”, është arsyeja pse familjarët e Damkës ishin dënuar nga Gjykata.

“I akuzuari Sh.D e A.D, Se me dt. 04.03.2017 rreth ores 20,45 min, ne spitalin rajonal ne Prizren, te pandehurin seriozisht e kanosin te demtuarin Sh.H (anestezist), ne ate menyre qe derisa i pandehuri Sh.. kishte derguar djalin e tije te pandehurin A.., per ta vizituar ne spitalin rajonal ne Prizren, dhe pas kontrollit derisa i demtuari i tregon se duhet ta paguaj shumen prej 10 eurove, gjate regjistrimit pasi qe nuk kishte udhezim, i pandehuri Sh.D i drejtohet me fjalet:”kush je ti qe me lyp pare, ti je hajn, ti nuk je normal, ta q… nenen”, ku me pas i pandehuri A.. i drejtohet me fjalet:”te pres me dal jashtë, dhe e sheh se çka kemi me te ba”, me ç’rast te i demtuari shkakton frike, ankth dhe pasiguri”, thuhet në aktgjykim.

DOKUMENT 

Kjo por edhe dënime të tjera të formës së prerë nga Gjykatat nuk po i pengojnë familjarët e ministrit të qeverisë Kurti që të vazhdojnë të jenë përfitues të tenderëve e të parasë publike.

Madje ata nënshkruan kontratë edhe nga ministria e Financave e kësaj qeverie.

Sipas dokumenteve që kishte siguruar Gazeta Infokus, kompania “MEB” L.L.C, me drejtor Anil Damka, ka përfituar edhe dy tenderë në vlerë mbi 63 mijë euro. Familjarët e ministrit Damka u shpërblyen nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e drejtuar nga ministri, Hekuran Murati dhe një tjetër nga Komuna e Graçanicës e udhëhequr nga kryetarja, Ljiljana Subaric.

Kjo kontratë në mes të operatorit dhe MFPT-së u nënshkrua me datën 4 prill të vitit 2022, pavarësisht se në këtë kohë Anil e Shefçet Damka tashmë ishin të dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren e që bie ndesh me kriteret e përzgjedhjes së operatorëve ekonomikë në prokurimin publik.

LEXO EDHE: Si “vaji në tepsi” po shkojnë edhe tenderët për kompaninë e familjarëve të ministrit Fikrim Damka

Kontrata tjetër që kjo kompani në krye me të afërmit e ministrit Damka arriti të nënshkruajë është në vlerë 32.640,00 euro.

“MEB” L.L.C”, fitoi edhe tenderin e Komunës së Graçanicës për “Shërbimet e sigurimit fizik për objektet komunale’.

Ndërsa me 28 prill, Damka e ka fituar edhe një tender prej mbi 30 mijë eurove, për sigurimin fizik të objektit të Fondit të Sigurimit Shëndetësor.

Dënimi tjetër nga Gjykata për Shefqet Damkën si i autorizuar i kompanisë  “MEB L.L.C”  është edhe ai i vitit 2019, ku u shpall fajtor për “falsifikim të dokumentit./Gazeta Infokus/

DOKUMENT

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera