Lajme

Pas publikimit të pamjeve të xhandarmërisë serbe brenda Kosovës, reagon deputeti i Vetëvendosjes

Autori: Gazeta inFokus 20:51 | 07 August 2020

Pak më parë IndeksOnline publikoj pamjet se si brenda territorit kosovar kanë hyrë xhandarmëria serbe, përkatësisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës. E për këtë ka reaguar edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes Mufail Bajqinovci, transmeton IndeksOnline.

Lidhje me këtë situatë, për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Postimi i plotë i tij:

-Advertisement-

Sot rreth orës 17:00, xhandarmëria serbe është futur rreth 1 km në brendësi të territorit të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë,Komuna e Kamenicës.

Kamerat e sigurisë kanë kapur 11 pjesëtarë të uniformuar dhe të armatosur që kanë kaluar nëpër parkingun e Restaurant “Oxygen” që është pronë e Adhurim Krasniqit.

Institucionet e sigurisë së Kosovës, duhet të veprojnē urgjentisht për të mbrojtur qytetarët, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Për herë të parë xhandarmëria serbe patrullon lirshêm në lagje të qytetarëve të Karaçevës.

Pamjet janë marrë nga restorani “Oksigjen” në Karaçevê.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera