Lajme

Pas përplasjes Lladrovci-Lushtaku, PDK mbledhë kryesinë

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 09 June 2021

Një ditë pas tensionimit të raporteve të kreu aktual të Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe ish kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtakut, Partia Demokratike e Kosovës, ka mbledhur kryesin e saj.

Gazeta Infokus ka marrë vesh se në këto momente, PDK është duke zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura për media.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Infokus, zëdhënësi i PDK-së, Bashmir Xhemaj.

-Advertisement-

“Është mbledhje e rregullt e kryesisë së Partisë, nuk është diçka te jashtëzakonshme”, ka thënë zëdhënësi i PDK-së, Bashmir Xhemaj.

Kujtojmë që ditëve të fundit një përçarje kemi parë në degën PDK-së në Drenas, ku këta të fundit kanë emëruar si kandidat për kryetar të kësaj komune, Driton Ajazi, ani pse PDK-ja kishte nominuar Ramiz Lladrovcin./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera