Lajme

Pas përmbytjeve, të enjten nis mësimi në shkollën “Anton Çetta” në Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 24 January 2023

Pas përmbytjeve që shkaktuan dëme të mëdha në komunën e Skenderajt, shkolla e mesme e lartë “Anton Çetta” në Skenderaj të enjten do të nisë mësimin.

Kjo shkollë njofton se të mërkurën do të bëhet edhe dezinfektimi në të gjitha hapësirat e objektit shkollor, transmeton Klan Kosova.

“Njoftojmë të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit Shmlp “Anton Çetta” Skenderaj, se pas një pune të madhe në pastrimin e shkollës, nesër do të bëhet edhe dezinfektimi në të gjitha hapësirat e objektit shkollor”.

-Advertisement-

“Mësimi do të rifillojë të enjten, premten dhe të shtunën për ta mbyllur gjysmë vjetorin e parë mësimor”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera