Lajme

Pas përdhunimit të 11-vjeçares, deputeti i PDK-së kërkon rikthimin e dënimit me vdekje

Autori: Gazeta inFokus 22:12 | 29 August 2022

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje pasi një 11-vjeçare raportohet se u përdhunua nga pesë persona.

Haxhiu thotë se edukimi dhe emancipimi i fëmijëve pa dallim gjinie në familje, në shkolla është baza e një shoqërie të shëndoshë.

“Pas rastit makabër ndaj vajzës 11 vjeçare.

-Advertisement-

Pytja është:

A duhet të kthehet dënimi me vdekje?

Unë them se PO.

Edukimi dhe emancipimi i fëmijëve padallim gjinie në familje, në shkolla është baza e një shoqërie të shëndoshë”, ka shkruar Haxhiu.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera