Lajme

Pas një kohe të gjatë iu dha fjala, krejt çka tha Thaçi në Speciale

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 04 April 2023

Ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas një kohe të gjatë ka pasur rastin të flasë në Gjykatën Speciale. Nga atje Thaçi dha mesazhe të forta duke u deklaruar sërish i pafajshëm.

“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër. Unë jam i pafajshëm për të gjitha këto akuza”, ishte një nga deklaratat që dha Thaçi.

Ish-presidenti tha se pret gjykim të shpejtë e të drejtë.

-Advertisement-

Thaçi ka shprehur keqardhjen që s’mund të dëgjohen dëshmitë e Madeleine Albright, Robin Cook, Ibrahim Rugovës e Adem Demaçit, meqë sipas Thaçit ata do të kishin dëshmuar për atë që Thaçi ka thënë dhe ka bërë gjatë kohës së luftës.

Mos e humbisni fjalimin e plotë të Thaçit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera