Sport

Pas ndeshjes me Greqinë, Kosova humb njëri ndër lojtarët kryesor për ndeshjet e nëntorit

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 14 October 2020

Kosova sonte zhvilloj takimin e fundit për muajin tetor në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas tri ndeshjeve të njëpasnjëshme, kundër Maqedonisë Veriore, Sllovenisë dhe sonte kundër Greqisë, me të cilën barazoj 0-0, ‘Dardanët’ kanë humbur Benjamin Kolollin për sfidat e muajit nëntor.

Kololli është ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të duelit me grekët, pas një reagimi aspak sportiv ndaj gjyqtarit të takimit.

-Advertisement-

28 vjeçari pas këtij ndëshkimi do të mungoj në ndeshjet e muajit nëntor që Kosova do të luaj kundër Sllovenisë dhe Moldavisë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera