Lajme

Pas avokatëve edhe Thaçi do të japë qëndrimin e tij për akuzat

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 04 April 2023

Pas përfundimit të fjalëve hyrëse të dy mbrojtësve të tij, Gregory Kehoe dhe Luka Misetiç, edhe ish presidenti Hashim Thaçi ka vendosur ta marrë fjalën dhe ta japë qëndrimin e tij lidhur me akuzat e Prokurorisë në nisje të procesit gjyqësor ndaj tij, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Fjala e Hashim Thaçit pritet të zgjasë rreth 5 minuta sikurse ka thënë avokati i tij Misetiç, njofton Klankosova.tv.

Ndërkaq krejt në fund do t’i drejtohet gjykatës sërish Kehoe për ta përmbyllur fjalën hyrëse të mbrojtjes së Thaçit që zgjat afërsisht 3 orë.

-Advertisement-

Kujtojmë se edhe sot po vazhdon seanca gjyqësore e  Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Seanca po vazhdon me deklaratat hyrëse të ekipit mbrojtës teksa gjatë ditës së djeshme nisi dita e parë e procesit gjyqësor.

Gjatë ditës së djeshme ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i pyetur nëse e kupton aktakuzën dhe a i qëndron vetëdeklarimit të parë për pafajësi pohoi se i qëndron të njëjtit vetëdeklarim.

E njëjta gjë ndodhi dhe me Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera