Partitë shpenzuan mbi 3 milionë euro për zgjedhjet parlamentare
Autori: Gazeta inFokus
16:33 | 27 Dhjetor 2017
Mbi 3 milionë euro llogaritet të kenë shpenzuar subjektet politike gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura më 11 qershor në Kosovë.
Koalicionit PAN, koalicion ky i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, prin me shpenzimet më të mëdha, me mbi 1.7 milion euro, pasuar nga partitë e koalicionit LAA, i përbërë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me rreth 1. 1 milion euro. Kurse Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 350 mijë euro.
Në këto shuma financiare përfshihen edhe gjobat e shqiptuara nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Këto të dhëna janë bërë publike nga disa organizata joqeveritare, Demokracia Plus dhe Organizata për Demokraci, Anti –Korrupsion dhe Dinjitet “Çohu”, që kanë bërë matjen e shpenzimeve të subjekteve politike në terren, media dhe vëzhgim të zgjedhjeve.
Genc Nimoni nga organizata “Çohu” ka treguar se gjatë periudhës 10 ditore janë monitoruar 23 komuna, katër televizione, tetë portale, pesë gazeta ditore dhe shpenzimet e realizuara për tubimet elektorale, si pano dhe flamuj partiakë.
Kurse, nuk janë monitoruar 15 komuna, televizione dhe radiot lokale që operojnë në Kosovë.
“PAN dhe LAA kanë kaluar shifrën prej një milion. Derisa PAN ka shpenzuar 1. 717.155 euro, në anën tjetër koalicioni LAA ka shpenzuar 1.094.076 euro. Ndërsa subjekti i Lëvizjes Vetëvendosje ka shpenzuar 359,929 euro. Gjithmonë kjo sipas matjeve tona më çmime të përafërta të tregut me ofertat e kompanive private që merren më këto çështje”, shprehet Nimoni.
Isuf Zejna, nga “Demokracia Plus”, ndërkaq ka treguar se nuk kanë pasur mundësi të kenë qasje në raportet financiare zyrtare .
“Për hir të saktësisë të raportit, ne kemi kërkuar qasje nga Komisioni Qendror Zgjedhor nga subjektet politike në gjitha raportet financiare të fushatës. Nuk na është ofruar qasje në këto dokumente në asnjë nga tri subjektet politike apo koalicionet, si dhe nuk na është ofruar qasje në KQZ”, ka thënë Zenaj.
Shpenzimet e partive politike për zgjedhjet parlamentare nuk paraqesin shifrat përfundimtare të kostos se zgjedhjeve, ngase më 22 tetor, përkatësisht 19 nëntor në Kosovë janë zhvilluar edhe rrethe të zgjedhjeve lokale .
Ndryshe, buxheti i Kosovës u ndanë më shumë se 4 milionë euro në vit partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Shuma e mjeteve për financimin e aktiviteteve të subjekteve politike bëhet në bazë të përfaqësimit të numrit të ulëseve të fituara në Kuvend për një mandat.
Përveç mjeteve që u ndahen nga buxheti i Kosovës, partitë politike financohen edhe nga burime tjera, që sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, në të shumtën e rasteve këto burime janë nga disa kompani private, të cilat më pas shpërblehen me dhënien e tenderëve publikë nga partia që e fiton pushtetin.
Kurse viteve të fundit, partitë politike, për veç Lëvizjes Vetëvendosje, u shmangen publikimit të burimeve dhe qarkullimit financiar.
Në bazë të Ligjit për financimin e subjekteve politike, partitë janë të obliguara që të publikojnë për çdo vit raportin vjetor financiar, që duhet të përmbajë bilancin e gjendjes, pasqyrën e fitimit të humbjes, që tregon të gjitha të hyrat dhe shpenzimet e partisë. Raporti vjetor financiar i vitit paraprak duhet të mbetet i publikuar së paku një vit në faqet e përkatëse zyrtare.

T� tjera
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...



































