Partia e Serbëve të Kosovës: E tërë ngjarja me barrikada ishte gënjeshtër e Listës Serbe

Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 29 December 2022
Partia e Serbëve të Kosovës (PKS) ka deklaruar se “populli është keqtrajtuar, janë detyruar të lënë vendet e tyre të punës, të ngrinin për 19 ditë në barrikada dhe të rrezikonin sigurinë e të gjithëve ne”.
“Për të gjithë ata që ende besojnë se e mbrojtën Serbinë dhe popullin serb në barrikada, ne duam që në 48 orët e ardhshme të hapin sytë dhe të kuptojnë se gjithçka ishte gënjeshtër. Një gënjeshtër në regji të Listës Serbe dhe nënkryetarit të saj, Milan Radojiçiq”, thuhet në një deklaratë për media, raporton “RadioKim”, transmeton klankosova.tv.
“Nëse dikush sheh fitore për serbët në dërgimin e një njeriu në arrest shtëpiak, atëherë ai dikush është i verbër. Partia e Serbëve të Kosovës shpreson që të gjithë ata që bllokuan lëvizjen normale të qytetarëve në veri dhe i detyruan të dalin në barrikada, do të mbajnë përgjegjësi për këtë”.
Nga kjo parti i bëjnë thirrje Listës Serbe që të mos presin lëvizjet e Prishtinës, por të heqin barrikadat e veta, të cilat, siç thotë kjo parti, “më së shumti i bëjnë dëm drejtpërdrejti serbëve në veri të Kosovës”.

Të tjera
-
Nis takimi i Osmanit me Adem Hoxhën
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me kryetarë të partive më të vogl...
-
FSK-së të premten i shtohen kadetët, diplomon gjenerata e 2025-ës
Të premten e 4 korrikut do të mbahet ceremonia e diplomit të kadetëve të Forc...
-
Pamje të rënda nga vendi ku vd*q futbollisti i Liverpoolit Diogo Jota
Bota e futbollit sot u trondit nga lajmi për vdekjen e futbollistit të Liverp...
-
Konfirmohet rasti i parë i murtajes së ruminantëve të vegjël në një fermë në fshatin Landovicë
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për pr...
-
Osmani nis takimin me Emilija Rexhepin
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon takimet me krerët e partive minoritare. ...
-
Nagip Krasniqi vetëdeklarohet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Kras...
-
Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ai i Mbrojtjes i Belgjikës...
-
Deklarata e Kurtit për Thaçin e Veselin, Krasniqi: Po e pret me tmerr 12 tetorin, shpërfaqje e nervozizmit dhe frikës
Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është deklaruar rre...
-
Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luft*uan
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka komentuar deklaratat e kryetarit t...
-
Avokati Bajraktari reagon ndaj deklaratave të Kurtit për ish-krerët e UÇK-së: Në kohë të pakohë po i ndihmohet Prokurorisë Speciale
Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve që lidhin ish-kr...
-
MSH obligon sektorin publik e privat për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta nga 3-10 korrik
Ministria e Shëndetësisë, në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të ...
-
Osmani pret në takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut, Yuriko Backes
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren e Mbrojtjes ...