Ekonomi

Parelitë e shtetit të varfër

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 14 March 2018

Derisa mbi 108 mijë kosovarë e kalojnë muajin me nga 75 euro ndihmë sociale, ka zyrtarë të lartë të shtetit që fitojnë nga rreth 50 mijë euro çdo vit.

Vetëm tre zyrtarët e lartë të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës kanë realizuar të hyra vjetore në vlerë prej 150 mijë euro nga buxheti i shtetit, shkruan Infokusi.com.

Fjala është për Adrian Zallin, Drejtorin menaxhues në Trust, Vërshim Hatipin, Zëvendësdrejtor për Financa dhe Agron Krasniqin, Zëvendësdrejtor për Operacione.

-Advertisement-

Por, nuk janë vetëm krerët e Trustit që paguhen kaq shumë. Paga kaq të majme kanë edhe Kryetari dhe anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Bedri Peci, për vetëm dhjetë ditë punë sa ka realizuar në vitin 2016  në cilësinë e Kryetarit të Bordit të BQK-së është paguar nga 2 mijë euro në muaj.

Ndërkaq, një punëtor në Autoritetin e Aviacionit Civil paguhet mesatarisht 1.923 euro.

Në fakt, ky agjencion i pavarur, sipas hulumtimit të institutit ‘GAP’ “Institucionet dhe agjencitë e pavarura”,i prin listës se institcioneve më pagat me të larta në Kosovë, shkruan Infokusi.

Listën e pason Kuvendi i Kosovës me pagë mesatare prej 1.535 euro, Agjencia Kosovare e Privatizimit – 1.421 euro, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës – 1.307 euro, Gjykata Kushtetuese – 1.254 euro, Zyra e Rregullatorit për Energji – 1.218 euro dhe Universiteti i Prishtinës me pagë mesatare mbi 1 mijë euro.

Të martën Komisioni parlamentar për buxhet dhe Financa kishte paraparë të diskutonte për këto paga. Fillimisht të niste me të hyrat mujore të zyrtarëve të Trustit, të cilët kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku i pati paralajmëruar se do t’ua zvogëlonte buxhetin.

Por, në mungesë të kuorumit ka dështuar mbledhja e këtij komisioni.

Mbledhja është shtyrë për të mërkurën në ora 11, ndërsa Adrian Zalli do të jetë i pari që do të “merret në pyetje” nga deputetët për pagën e tij prej 5 mijë euro në muaj.

Ardian Zalli më i paguari në Kosovë

Për vitin 2016, pagat e komplet stafit në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës arrijnë afër gjysmë milioni euro.

I vetëm Zalli në cilësinë e Drejtorit të Trustit ka realizuar të hyra në vlerë 60 mijë e 983 euro. Këtu përfshihen pagat dhe mëditjet.

Ndërkaq, paga e Zallit është rreth pesë mijë euro dhe vlerësohet ndër zyrtarët më të paguar në Kosovë.

Keq me paga nuk qëndrojnë as dy vartësit e Zallit, Vërshim Hatipi e Agron Krasniqi. Që të dy paguhen gogja majmë në Trust.

Sipas asaj që ka deklaruar në Agjencinë Anti-Korrupsion, të hyrat vjetore të Hatipit si Zëvendësdrejtor për Financa në Trust arrijnë në 48 mijë e 912 euro.

Ndërsa të hyrat e Krasniqit janë 39 mijë e 742 euro. Në deklarimin e pasurisë Krasniqi ka thënë se këtu përveç pagës hyjnë edhe shtesa tjera.

Bordi i Trustit 170 mijë euro shpenzime me katër takime

Paga të majmë në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës marrin edhe anëtarët e Bordit në këtë institucion.

Në Bord janë pesë anëtarë, që gjatë vitit 2016 kanë mbajtur vetëm katër takime, por të hyrat e tyre janë marramendëse. Secili ka të hyra mujore mbi 1 mijë euro, ndonëse takimet i kanë mjaft të rralla, shkruan Infokusi.com.

Sipas ueb faqes së Trustit, gjatë vitit 2016 Bordi është mbledhur vetëm katër herë.

Por në total shpenzimet e tyre për vitin 2016 kanë qenë plot 171 mijë e 744 euro.

Kryesuesi i Bordit, Ymer Havolli, sipas deklarimit në Agjencisë Anti-Korrupsion, ka realizuar të hyra prej 16 mijë e 256 eurove.

Po kaq të hyra ka realizuar anëtari tjetër i Bordit, Behxhet Haliti. Ai ka deklaruar të hyra nga ky institucion në vlerë prej 16 mijë e 942 eurove.

Ndërsa, anëtari i tretë Ruzhdi Morina ka deklaruar 15 mijë e 388 euro, të hyra nga Trusti.

Në Bordin e Trustit janë edhe dy anëtarë ndërkombëtarë, por të hyrat e tyre nuk dihen nga pamundësia për deklarim në Agjencinë Anti-Korrupsion.

78 mijë euro për tre anëtarët e Bordit të BQK-së

Por, nuk janë vetëm anëtarët e Fondit të Kursimeve Pensionale që paguhen kaq shumë. Paga kaq të majme kanë edhe Kryetari dhe anëtarët e Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Bedri Peci, për vetëm dhjetë ditë punë sa ka realizuar në vitin 2016 ai në cilësinë e Kryetarit të Bordit të BQK-së është paguar nga 2 mijë euro në muaj.

Peci ka deklaruar në Agjencionin Anti-Korrupsion të hyra vjetore prej 23 mijë e 793 euro në formë kompensimesh si kryesues i bordit në BQK. E Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës në vitin 2016 ka mbajtur vetëm dhjetë takime, kryesisht njëherë në muaj, shkruan Infokusi.

Por përkundër se mbajnë vetëm dhjetë takime në vit të hyrat e anëtarëve të Bordit të BQK-së del se janë goxha të larta. Të hyra kaq të mëdha nuk ka vetëm kreu i BQK-së

Në vitin 2016 të hyra të majme kanë realizuar edhe dy anëtarët tjerë Nuhi Ahmeti dhe Behxhet Brajshori.

Ahmeti për dhjetë takime të Bordit sa janë mbajtur ka realizuar të hyra prej 19 mijë e 875 euro, ndërsa Brajshori 17 mijë e 388 euro.

Ndryshe Bordi i Bankës Qendrore i ka pesë anëtarë. Përveç Bedri Pecit si kryetar, anëtarë janë Nuhi Ahmeti dhe Behxhet Brajshori, Fehmei Mehmeti dhe Skender Kllokoqi. Këta dy të fundit nuk paguhen për punën e tyre në Bord pasi janë staf i brendshëm i BQK-së.

Institucionet me paga mesatare mbi 1 mijë euro

Një punëtor në Autoritetin e Aviacionit Civil paguhet mesatarisht 1.923 euro.

Në fakt, ky agjencion i pavarur, i prin listës se institcioneve më pagat me të larta në Kosovë, sipas hulumtimit të institutit ‘GAP’ “Institucionet dhe agjencitë e pavarura”, shkruan Infokusi.

Listën e pason Kuvendi i Kosovës me pagë mesatare prej 1.535 euro, Agjencia Kosovare e Privatizimit – 1.421 euro, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës – 1.307 euro, Gjykata Kushtetuese – 1.254 euro, Zyra e Rregullatorit për Energji – 1.218 euro dhe Universiteti i Prishtinës me pagë mesatare mbi 1 mijë euro.

Kryeministri e Presidenti kërkojnë paga astronomike

Gati gjysma e kosovarëve e kalojnë ditën me më pak se dy euro. Me këto para, ata ushqehen, udhëtojnë vishen e bëjnë pazare. Kaq kanë mundësi të sigurojnë për jetesën në shtetin më të varfër në Evropë. Kështu tregojnë të dhënat e Programit të Kosovës për Reforma në Ekonomi.

Por, këtë shqetësim duket se nuk e ka edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Nuk kaloi shumë kohë pasi erdhi në krye të Qeverisë, që të përfitonte nga kjo pozitë edhe vet.

Prej 1 mijë e 500 euro sa e kishte pagën, me vendimin e ri që mori kjo pagë bruto iu ngrit për 100 për qind, duke u paguar kështu 2950 euro në muaj.

Përveç Haradinajt, pagat iu ngritën edhe këshilltarëve të tij, Ministrave e zëvendësministrave në qeverinë e tij. Dhe, jo vetëm.

Me ose pa dije, ai vendosi që t’ia rrisë pagën edhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për 25 për qind.

Nga 2,906 euro, ai mund të marr 3,635 euro çdo muaj .

Krejt kjo pasi në bazë të Ligjit për Presidentin, Thaçi nuk mund ta ketë pagën më të vogël se Kryetari i Kuvendit , Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, shkruan Gazeta Fjala.

Në bazë të këtij ligji “Paga e Presidentit të Republikës gjithmonë duhet të jetë së paku njëzet e pesë përqind (25%) më e lartë se të ardhurat e përgjithshme të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe udhëheqësve të tjerë institucional”.

Bazuar në faktin se Haradinaj ka anashkaluar rritjen e pagave mbi bazën e koficientëve kur ka rritur pagën e tij, ligjet në fuqi u garantojnë rritje page edhe Kryeparlamentarit Veseli dhe Presidentit Thaçi.

Por, Qeveria është tërhequr nga vendimi për ngritjen e pagave, derisa kjo çështje është duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. (Arjeta Shabani)/Infokusi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera