Lajme

Parashikimi i motit për sot

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 02 August 2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur sot do të mbajë mot jostabil dhe pothuaj i ngjashëm me ditët e fundit dhe i karakterizuar me reshje shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh, reshjet do të jenë të përqendruara në rrafshin e Kosovës, si në qendër, juglindje dhe verilindje, derisa në Dukagjin reshjet do të jenë të izoluara të përcjellura me stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të jenë pothuaj konstante me ditët e fundit.

Minimalet kanë lëvizur ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9 m/s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera