Lajme

Parashikimi i motit për këtë javë

Autori: Gazeta inFokus 06:45 | 13 March 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se këtë javë do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell.Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta, ndersa në ultësira paraqiten kushte për mjegull.

Ndërsa të martën, do të mabjë mot me vranësira të shpërndara dhe i nxehtë. Temperaturat minimale mbeten rreth zeros , ndërsa maksimalet parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve.

-Advertisement-

Për të mërkurën, IHMK njofton se mban mot i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të shënojnë vlera pozitive, ndërsa maksimalet e ditës do të shënojnë ulje në krahasim me ditën e martë.

Të enjten mban mot kryesisht i vranët dhe i fresket. Temperaturat do të shënojnë ulje, por nuk parashihet të ketë minuse.

E të premten-, IHMK njofton se mban mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin rreth zeros, ndërsa maksimalet parashihen të shënojnë ngritje të lehta.

Gjatë këtyre pesë ditëve parashihet të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe verilindja me shpejtësi 1-7 m/s.

Sasitë e reshjeve të fundit ishin nga 4 deri 70 l/m2 në rrafshin e Dukagjinit, derisa të njejtat në rrafshin e Kosovës kan variuar nga 5 deri 43 l/m2.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera