Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 31 May 2022

Gjatë kësaj jave do të mbajë mot i qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nga dita e mërkurë moti do të jetë më i qëndrueshëm, duke krijuar një stabilitet në troposferë, deri në vikend

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas.

-Advertisement-

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-32 gradë Celsius. Indeksi UV do t’i mbaj vlerat e larta.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera