Lajme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 03 June 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të kemi mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura.

Sipas njoftimit të këtij instituti, vranësirat nuk do të jenë stabile gjë që vende-vende parashihen të sjellin reshje dhe shkarkime rrufesh, përcjell Klankosova.tv.

“Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës, ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Tutje, IHK-ja bën të ditut se do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera