Paralajmërimi i Bashës: Kavaja fushëbeteja e parë, do përballemi!
Autori: Gazeta inFokus
13:08 | 26 April 2017
Një ditë pas dështimit të negociatave Edi Ramën, Lulzim Basha ashpërsoi fjalorin nga çadra e protestës. Ashtu siç pritej, foli për Kavajën, ku Partia Socialiste pritet të zgjedhë kryetarin e ri të Bashkisë vetëm me kandidatin e saj. Basha e konsideroi Kavajën, fushëbetëjë dhe foli për përballje duke paralajmëruar atë që pritet të ndodhë në 7 maj në këtë qytet, ku siç tha ai “zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë”.
“Koha për ta zgjidhur me dialog po shkon drejt mbarimit. Më mirë vonë se kurrë. Çdo minutë reflektim është i mirëpritur. Por duke nisur nga sot, kjo lëvizje e madhe popullore bëhet gati të shtrihet dhe çlirojë rrugët e Republiës së Vjetër përmes një aksioni të përshkallëzuar dhe akteve të mosbindjes civile. Votime pa opozitën nuk do të ketë. Zgjedhje të diktuara nga krimi nuk do të ketë. Javën e ardhshme nis bashkimi i armatave paqësore të Republikes se Re. Fushëbeteja jonë e parë dhe fitorja e parë kundër zgjedhjeve fasadë është Kavaja e lirisë dhe demokracisë. Protestues të lirisë, qytetarë dhe qytetare le te bashkohemi në marshimin e javës që vjen qytet më qytet, qark me qark në Tiranë dhe Kavajë për t’i treguar Shqipërisë se ky vend ka zot qytetarët e tij dhe jo qeverinë e kapur nga krimi. Të gjithë bashkë do përballemi dhe do fitojmë betejën tonë për Kavajën dhe Shqipërinë”.

Të tjera
-
77% e zviceranëve përdorin AI në punë
Më shumë se dy të tretat e pjesëmarrësve të sondazhit e kanë kaluar tashmë pë...
-
Lushtaku me qëndrim të prerë: PDK nuk guxon të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen
Sami Lushtaku nga Partia Demokratike e Kosovës , njëherësh nënkryetar i Komun...
-
Rama ia kthen Muratit që tha se po punon pa buxhet në sheshin “Xhorxh Bush”: Shiko e mailin, kemi kërkuar urgjent alokimin, po e bllokon
Punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, kanë përplasur Qeverinë në detyrë të Albin ...
-
Musk po largohet nga administrata e Trumpit
Elon Musk dha edhe një sinjal se po tërhiqet nga administrata e presidentit a...
-
Ftesa e Kurtit për Krasniqin e Abdixhikun, Muharremi: Kurti s’ka shumë mundësi, ose të bashkëpunojë ose zgjedhje
Pas gjashtë përpjekjesh të dështuara për të siguruar vota në Kuvend për zgjed...
-
Kos thotë se rruga e Serbisë drejt BE-së do të jetë e vështirë, nëse Vuçiq viziton Moskën
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka paralajmëru...
-
Hakaj: Veprimet e Përparim Ramës kanë kaluar çdo normë institucionale
Drejtori i Inspektoratit për Trashëgimi Kulturore në MKRS, Imer Hakaj, ka kom...
-
Albulena Haxhiu komprometoi procesin e noterëve të rinj, i emëroi pa i marrë parasysh vërejtjet e Komisionit përzgjedhës
I komprometuar, me shkelje procedurale e dyshime për shkelje ligjore, po del ...
-
Franca akuza Rusisë: Inteligjenca ruse prapa sulmeve kibernetike të nivelit të lartë
Franca ka akuzuar shërbimin e fshehtë ushtarak rus, GRU, se ka orkestruar sul...
-
Shpërthimi në QKUK – Mindili i rreptë i VV: Kushdo që vë në sprovë shtetin do të dështojë
Ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar ashpër pas sulmit ...
-
Deda: Kurti e bëri hapin e parë, vetëm me marrëveshje politike dilet nga bllokada
Analisti politik dhe ish-deputeti i Kosovës, Ilir Deda ka komentuar ftesën e ...
-
Nga 5 maji qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza në Izrael
Nga e hëna qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza në shtetin e Izraelit. ...