Lajme

Paraburgim për Zëvendësministrin e AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 21 October 2018

Zv.ministri Musa Cena dhe dy të tjerë u kapën nga Policia e Kosovës për “keqpërdorim të detyrës zyrtare” si dhe “Marrje Ryshfeti”.

E për këtë rast është dërguar kërkesa tek Gjykata nga Prokuroria Themelore në Prishtinë duke kërkuar kështu paraburgim për ta.

Në një prononcim për “Indeksonline” Kryeprokurori i Prokukurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka ka thënë se seanca dëgjimore do të mbahet sot, pasdite. “Mund të konfirmojë, se tani sa u informova nga prokurorja kujdestare, Bukurije Gjonbalaj se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditëve për zëvendëministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena dhe dy të dyshuarve tjerë për veprën penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare” dhe “Marrje Ryshfeti” është bërë tek Gjykata. Seanca dëgjimore mbahet sot nga gjyqtari, Isuf Makolli”, ka thënë Beka.

-Advertisement-

Vlen të përmendim se kjo kërkesë për masën e sigurisë është bërë me qëllim të prezencës së të dyshuarve në procedurën hetimore.

Rikujtojmë, se Cena është zëvendësministër në ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe vie nga partia e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj (AAK).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera