Lajme

Paraburgim ndaj katër personave të dyshuar për gjashtë vepra penale

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 25 January 2023

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.S, XH.M, H.H, T.SH për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë në tentativë” , “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Lëndim i rëndë trupor”, “Detyrimi”, “Zjarrvënia” dhe “Mbajtja në pronësi apo posedim i paautorizuar i armës”.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, për secilin.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit D.S, XH.M, H.H, T.SH gjendet në liri, ekziston rreziku potencial i arratisjes dhe ikjes së të pandehurve, të njëjtit po të gjenden në liri, mund të asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë ose falsifikojnë provat e veprave penale dhe mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Gjykata ka vlerësuar se duke marrë parasysh rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, e kaluara e tyre kriminale si dhe marrë parasysh peshën e këtyre veprave penale, nëse të pandehurit lihen në liri, do ti përsërisin veprat penale apo të ngjashme, andaj këto rrethana paraqesin shkaqe ligjore të parapara nga neni 187 paragrafi 1, nën paragrafi 1.2.1, 1.2.2, 1.2.3 për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve D.S, XH.M, H.H, T.SH.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera