Lajme

Para votimit për Abdixhikun, Ahmeti: Vendimi është në duart e delegatëve

Autori: Gazeta inFokus 18:01 | 30 July 2026

Kryetari i Degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, ka deklaruar se vendimi për të ardhmen e partisë i takon delegatëve të Kuvendit të jashtëzakonshëm, duke theksuar se procesi duhet të jetë demokratik.

Në një prononcim për media para nisjes së Kuvendit, Ahmeti tha se LDK-ja është angazhuar që procesi të zhvillohet në mënyrë demokratike.

“Është një proces demokratik. Është në dorën e delegatëve për të vendosur për të ardhmen e partisë dhe për të ardhmen e vendit. Ne do të angazhohemi, siç jemi angazhuar deri tash, që procesi të jetë demokratik”, tha Ahmeti.

-Advertisement-

I pyetur nëse personalisht mbështet shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku, Ahmeti tha se qëndrimin e tij e ka bërë të ditur më herët dhe nuk dëshiron të ndikojë në procesin e votimit.

“Është çështje e deklarimit tim të mëhershëm. Nuk dua ta intimidoj procesin e votimit. Opinioni publik e di që kam reflektuar qysh në Kuvendin e janarit. Kam votuar për dorëheqjen nga posti i sekretarit të partisë dhe kam ofruar dorëheqjen edhe si kryetar i degës. Ta shohim sot nëse Kuvendi do ta fuqizojë idenë tonë për të reflektuar lidhur me rezultatet e zgjedhjeve apo do të mendojë se duhet të vazhdohet. Është çështje e vendimmarrjes së delegatëve”, u shpreh ai.

Ndërkaq, i pyetur për pretendimet lidhur me presione ndaj delegatëve, Ahmeti nuk pranoi t’i komentojë ato.

“Nuk do të bëj komente të tilla. Faleminderit”, deklaroi ai.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy