Lajme

Papunësia në eurozonë mbetet stabile

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 02 Maj 2017

Papunësia në eurozonë ka mbetur stabile në mars, pasi që blloku mbajti kursin e fuqishëm të punësimit pavarësisht tronditjeve politike për shkak të Brexit dhe zgjedhjeve të rrezikut të lartë në Francë, tregojnë të dhënat e Agjencisë evropiane për statistika Eurostat.

Shkalla e papunësisë në 19 vendet e eurozonës ka qëndruar në muajin e tretë në 9,5 për qind, edhe pse në Itali është shënuar rritje e papunësisë, raporton agjencia AFP.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy