Lajme

Pamundësohet ngritja e shtabit për menaxhimin e krizës në Telekom

Autori: Gazeta inFokus 06:50 | 06 August 2018

Hapat e paraparë me rezolutën për krizën në Postën dhe Telekomin e Kosovës nuk po mund të zbatohen edhe pas 3 javësh të miratimit të këtij dokumenti nga Kuvendi i Kosovës.

Ky dokument parashihte që brenda 15 ditëve të krijohej shtabi për menaxhimin e krizës në këto dy ndërmarrje, porse një gjë e tillë është pamundësuar për shkak se Kuvendi tashmë ka përfunduar punimet e sesionit pranveror dhe së bashku me komisionet funksionale është në pushim, shkruan sot Koha Ditore.

Në seancën e datës 12 korrik është miratuar rezoluta e propozuar nga Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje për situatën në ndërmarrjet publike Telekom dhe Posta e Kosovës.

-Advertisement-

Me këtë rezolutë kërkohet nga Qeveria që të fillojë nga zbatimi i të gjitha detyrimeve nga Ligji për ndërmarrjet publike duke anuluar çdo vendim tjetër që bie ndesh me këtë ligj. Përveçqë është e obliguar të ngrejë shtabin e menaxhimit të krizës në këto dy ndërmarrje, sipas rezolutës, Qeveria obligohet që të bëjë ngrirjen e të gjitha pozitave udhëheqëse në Telekom, si dhe shkarkimin e Bordit aktual, i cili në dokument vlerësohet si “politik” e “joprofesional”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera