Fokus

PAMJE – Tre të lënduar në aksidentin e rëndë në mes të kamionit dhe një veture në rrugën Gjakovë – Prizren

Autori: Gazeta inFokus 19:27 | 22 August 2024

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gjakovë – Prizren konkretisht në fshatin Celinë të Rahovecit.

Gazeta Infokus ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku duket se aksidenti ka ndodhur në mes të një kamioni dhe një veture.

Rastin për Infokusin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj  i cili ka thënë se tre persona kanë marrë trajtim mjekësor.

-Advertisement-

“Në fshatin Celinë-Rahovec (rruga Gjakovë-Prizren)  rreth orës 14:20 dy automjete (një kamion dhe një veturë) janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.

Pamje të aksidentit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera