Lajme

PAMJE: Polici mbështet pas murit të riun në Pogradec dhe e dhunon me grushta e shqelma

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 15 February 2023

Rast dhune i një oficeri policie ndaj një të riu në Pogradec. Në videon e siguruar, një oficer policie i identifikuar si Gjergji Riza, ka dhunuar një qytetar duke e goditur në ambientet e një pallati.

Skena është e filmuar nga kamerat e një banese. Siç duket në pamje, për arsye që ende nuk dihen, Riza ka goditur të riun.

Ndërsa nga ana e policisë nuk jepen të dhëna mbi rastin në fjalë. Sipas informacioneve konfidenciale, bëhet me dije se drejtoria e përgjithshme e ka pezulluar fillimisht oficerin i cili punonte më parë në Pogradec, ndërsa tashmë është në drejtorinë vendore të policisë të Korçës.

-Advertisement-

Riza mësohet se prej disa kohësh ka shfaqur probleme me kujtesën. Për shkak të gjendjes shëndetësore ai është transferuar nga Komisariati i Pogradecit në Drejtorinë e Policisë së Korçës. Oficeri i policisë ka kërkuar një kemp, kërkesë e cila ende nuk është miratuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera