Pamje/ Dëme të shumta nga shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri në disa komuna
Autori: Gazeta inFokus 22:42 | 02 July 2024
Gjatë ditës së sotme është raportuar për stuhi në disa komuna. Peja, Podujeva, Skenderaj e Vushtrria ishin zonat ku ka pasur reshje më të mëdha shiu, por edhe breshër.
Erëra të fuqishme dhe reshje shiu kanë përfshirë disa qytete në Kosovës. Ky destabilizim i motit vjen pas disa ditëve, ku vendi ishte përfshirë nga temperatura të larta.
Në Pejë, Podujevë, Skenderaj dhe Vushtrri, por edhe në qytete tjera, raportohet se ka pasur stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.
Stuhia që ka goditur qytetin e Skenderajt, shkaktoi dëme materiale në objektin banesor afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe dëme në vetura. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz. Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike bashkë me policinë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt. Nga kjo komunë kanë thënë se shumë shpejt do të ndërmarrin të gjitha veprimet për të sanuar dëmet e shkaktuara.
Në Prishtinë pati erëra të fuqishme, ku për pasojë çatia e një objekti banesor në lagjen “Pejton” ka rënë mbi veturat e parkuara. Nuk është raportuar për të lënduar. Policia dhe ekipet emergjente janë parë në vendin ku ka ndodhur ngjarja.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës më herët ka njoftuar se situata hidrometeorologjike në vend ende nuk është stabile, pasi pritet të ketë reshje shiu, vende-vende, me intensitet më të lartë.
Të tjera
-
Ja si mund ta rifitojnë shtetësinë e Kosovës mërgimtarët me nënshtetësi gjermane
Pas futjes në fuqi të “Ligjit për Modernizimin e Shtetësisë së Republikës Fed...
-
Rohde: Radoiçiq duhet të jap llogari – nëse kjo s’ndodh, kemi probleme në marrëdhënien me Serbinë
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, ka thënë se përgjegjësi për sul...
-
Kurti takoi Kryetaren e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, u diskutuan mbi kontributin e mërgatës shqiptare
Kryeministri Kurti falënderoi kryetaren Saniye Bora Fıçı për pritjen e ngroht...
-
Pas SHBA-ve edhe Gjermania konfirmon se normalizimi Kosovë-Serbi duhet të rezultojë me njohje
Pas ambasadorit amerikan edhe ai gjerman, Jorn Rohde, është shprehur se se no...
-
Osmani i çon letër Bidenit për 4 Korrikun, falënderon liderët amerikanë që përtej linjave partiake qëndruan me Kosovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Ameri...
-
Çfarë ndodh nëse kryeni një kundërvajtje trafiku jashtë Austrisë?
Meqenëse shumë udhëtarë vendosin të udhëtojnë me makinë drejt destinacioneve ...
-
Kurti për investimet e reja në QKUK: Klinikë pas klinike, për çdo pacient
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është lajm i mirë që blloku operativ i r...
-
Thaçi s’e harron ditëlindjen e Edi Ramës as në Hagë: Endriti tregon detaje nga biseda
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka festuar sot ditën e tij të lindjes, p...
-
Dogana e Kosovës sekuestron një Ferrari në vlerë 250 mijë euro, ishte i regjistruar me targa të huaja
Dogana e Kosovës, gjatë një patrullimi në periferi të Prishtinës, kanë sekues...
-
Haradinaj poston fotografi familjare dhe falënderon gjithë ata që e uruan për ditëlindje
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, më 3 ko...
-
Çitaku: Amerika është e mirë, sepse amerikanët janë të tillë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka uruar ShBA-të në përvjetorin e pavarës...
-
Selmanaj: Më mirë se urimet do të ishte implementimi i vlerave amerikane nga qeveria e Kurtit
Në përvjetorin e pavarësisë së ShBA;ve, deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, k...