Pal Lekaj paralajmëron padi ndaj LVV-së
Autori: Gazeta inFokus 21:15 | 24 January 2023
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj ka paralajmëruar padi kundër partisë në qeverisje, Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për përfshirjen e imazhit të tij, pa leje, në videon e fundit të publikuar nga ta.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, i pyetur nëse Lekaj do të bëjë një kallëzim penal ndaj LVV-së për videon e publikuar ku qartazi shihet figura e tij, ai ka thënë “po”.
“Besoni që po, sepse të merret dhe të vendoset figura ime dhe të përmenden 182 milionë shpronësime që nuk janë bërë nga unë dhe zhvatje të buxhetit, mendoj që është spekulim dhe mund të them mashtrim i llojit të vet për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe kjo bëhet për ta zhvendosur vëmendjen me këto video. Le të vazhdojnë edhe me video të tjera ata nuk kanë punuar asgjë dhe nuk kanë çka të iu prezantojnë qytetarëve”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se një gjë e tillë po bëhet me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes së qytetarëve nga mos puna e Qeverisë Kurti.
“Këta kanë bërë një urë 15 metra dhe një rrugë në veri 7 kilometra. Ky është rezultati i kësaj qeverie në infrastrukturë. Këta tash po dalin e po bëjnë filma”, ka deklaruar Lekaj.
Të tjera
-
Kurti: Për 2 javë, 313 serbë i konvertuan patentë shoferët në të Kosovës, kanë kohë 3 muaj
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se për dy javë 313 qytetarë serbë i k...
-
Ngjarjet e datës 22 maj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë, ora 09:00) Kom...
-
Osmani takon disa ambasadorë evropianë, iu flet për nevojën e heqjes së masave ndaj Kosovës
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorë të disa sht...
-
IPK-ja suspendon tre zyrtarë policorë
Inspektorati Policor i Kosovës bazuar në autorizimet ligjore, për dy raste të...
-
Ky është punëtori që vd iq pasi ra nga kulmi ku po punonte në Novobërdë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, ku një punëtor i një kompanie ...
-
Haradinaj: Njëfarë vakti Kurti ka pasur nevojë për Mustafën si peshku për oksigjen
Daut Haradinaj, ish-deputet i AAK-së, tha se një kohë kryeministri Kurti ka p...
-
Kurti u shtron darkë partnerëve të koalicionit qeverisës dhe përfaqësuesve në Kuvend të komuniteteve joshumicë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga kryetarja ...
-
Kryeziu i reagon BE-së: Paraqitje mashtruese e asaj që Asociacioni ishte menduar të ishte
“Statusi i të gjitha strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia ësh...
-
E rëndë në Drenas: I riu e rrah të dashurën në motel, ajo ikë dhe del në rrugë – goditet nga një veturë
Një rast i pazakontë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në afërsi të një moteli në...
-
Qeveria: Asociacioni nuk është ombrellë për legalizimin e strukturave paralele
Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet rrjetit social “X...
-
Haradinaj: Zgjedhje ka kur do Kurti
Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në emisioni...
-
Berisha, Escobarit: Ata që kërkojnë opozitë të emëruar, s’i shërbejnë demokracisë por “putinizmit”
Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Ber...