Lajme

Pahor me kërkesë për Vuçiqin: Hiq dorë kategorikisht nga ‘bota serbe’

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 23 August 2022

Presidenti Slloven ka pasur një kërkesë për të parin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Vuçiçit personalisht i kam kërkuar që të del publikisht e të distancohet kategorikisht nga ‘bota serbe’, i ka thënë presidenti slloven, Borut Pahor gazetës kroate “Nacional”, transmeton Reporteri.net.

Në gazetën kroate Pahor pohon t’i ketë kërkuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, gjithashtu që të tërheq edhe mbështetjen ndaj nacionalistit serb të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik.

-Advertisement-

Presidenti slloven lajmëroi se temë e samitin Brdo-Brijuni më 12 shtator do të jetë edhe dalja me një deklaratë të përbashkët rreth Ligjit Zgjedhor në Bosnje-Hercegovinë.

Intervista ende nuk është botuar online, teksa gazeta kroate njofton se do të jetë në numrin e ri të shtypur.

Çka do të thotë e ashtuquajtura ‘botë serbe’?

Që nga viti i kaluar koncepti i mjegulltë i ‘botës serbe’ është përfolur në qarqet e afërta me pushtetin serb.

Ky nocion receptohet të jetë vetëm se një eufemizëm i “Serbisë së Madhe”, fillimisht i projektuar në shekullin e 19’të që nga Ilija Grashanini në projeksionin e tij ideologik-nacional për projektit shtetëror serb mesjetar ‘Naçertanje’, e deri te provimi për ta realizuar praktikisht nga Slobodan Millosheviçi në të 90’at.

Kujtojmë se platforma naviguese e politikave të tilla të Millosheviçit solli katër luftëra të përgjakshme në Ballkan me shpërbërjen e federatës jugosllave.

Artikuluesi më i zëshëm i saj në aktualitet është ministri fashist serb, Aleksandër Vulin, i cili i jep kreshendo politike në cilëndo paraqitje publike.

Në rajon është reaguar ashpër ndaj këtij proklamimi, që për shumicën e fqinjve që kanë problem me politikën destabilizuese të Beogradit, është shoviniste.

Të ashtuquajturën ‘botë serbe’, Vulin e ka theksuar si “mision të të gjithë politikanëve serbë të kësaj gjenerate”.

Qëllimi i kësaj platforme, ka thënë ai, është që të unfikojë të gjithë serbët kudo që jetojnë në rajon, në një ombrellë të vetme politike, atë të Beogradit.

Madje, për ta çuar deri në esktremitet, Vulin kishte deklaruar me një tubim të Lëvizjes Socialiste Serbe, se “serbët, po qe nevoja, duhet edhe t’i mbrojmë ushtarakisht”, shkruan gazeta online “Reporteri.net”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera