Lajme

Pacolli uron 8 Marsin

Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 08 March 2023

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Pacolli vlerëson se kjo datë festohet për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën ndaj grave teksa shton se përpos kësaj, në këtë ditë festohen edhe arritjet e grave në fusha të ndryshme.

“8 Marsi, Dita ndërkombëtare e të drejtave të gruas, festohet çdo vit për të mos harruar diskriminimin dhe dhunën ndaj grave, të vetëdijshme se një pjesë e madhe e grave, edhe sot vuajnë dhunën dhe diskriminimin në çdo pjesë të botës”.

-Advertisement-

“Në këtë ditë festojmë po ashtu edhe arritjet sociale, ekonomike, politike etj. te gruas! Të gjitha grave të botës e sidomos atyre të cilat na qëndrojnë rreth nesh, uroj festën e 8 Marsit!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera