Lajme

Pacolli takohet me presidentin e Kenias: Shumë kosovarë po udhëtojnë për aktivitete biznesore atje

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 10 July 2023

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli është takuar me presidentin e Kenias, William Ruto.

Pacolli shprehet i lumtur që pas pranimit zyrtar të pasaportës së Republikës së Kosovës shumë kosovarë po udhëtojnë për aktivitete biznesore atje.

Ai thotë se presidenti Ruto ka deklaruar me shaka se ndjehet gjysmë kosovar dhe i takon shtetësia e Kosovës.

-Advertisement-

“Sapo perfundova takimin me presidentin e Republikes se Kenyas, William Ruto ne pallatin presidencial ne Nairobi. Takimi me mikun tim presidentin Ruto eshte gjithmone kenaqesi. I lumtur te degjoj qe pas pranimit zyrtar te pasaportes se Republikes se Kosoves shume kosovar po udhetojne per aktivitete biznesore atje. Potenciali ekonomik qe ka Kenya dhe Afrika eshte i jashtezakonshem. Me shaka presidenti Ruto deklaroi para ministrave te tij se ndjehet gjysme kosovar dhe i takon shtetesia e Kosoves, si per te treguar simpatine per vendin tone”, shkruan Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera