Lajme

Pacolli ngushëllon familjen e mjekut Salihi, ka edhe një apel

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 05 July 2022

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka shprehur ngushëllime familjes së mjekut nga Gjakova, Mentor Salihi, i cili vdiq sot si rezultat i plagëve të marra në aksidentin e pak ditëve më parë me mjetin e ambulancës.

Pacolli ka thënë se asgjë nuk ka më të rëndë se kur një i ri ndërron jetë gjatë detyrës për të ndihmuar tjetrin.

“Nuk ka asgjë më të rëndë se kur një i ri ndërron jetë, dhe atë gjatë dëtyres për të ndihmuar të tjerët. Fati ishte i tillë edhe për Dr. Mentor Salihi nga Gjakova i cili sot ndërroi jetë, pak ditë pas kolegut të tij, Skofiar Gjini”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Pacolli ka bërë apel për kujdes të shtuar në trafik gjatë muajve të verës, kur ngarkesa nga automjetet është më e madhe.

“I shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjeve, kolegëve dhe miqve të tyre. Po ashtu bëj apel për kujdes të shtuar në trafik këto muaj të ngarkuara”, ka shkruar Pacolli në fund.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera