Pacolli: Kauza e AKR-së për zhvillimin ekonomik, do të realizohet (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 05 May 2017
Në kuadër të vizitave të rregullta nëpër Komuna, Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar sot Lipjanin, ku ka zhvilluar një takim me qytetarë, ka vizituar bizneset, si dhe ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Sllovi.
Vizitën e tij, Presidenti i AKR-së e filloi nga Fabrika e lëngjeve “MS Quality”, ku u prit nga Kryetari i degës së Aleancës Kosova e Re në Lipjan, Sabit Pacolli, njëherit drejtor i kësaj Fabrike.
Presidenti Pacolli u shpreh i entuziazmuar me punën e mrekullueshme që bëhet aty, duke vlerësuar se prodhimtaria vendore dhe hapja e Fabrikave të reja është rruga e vetme drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës. “Ne nuk do të ndalemi, do të hapim edhe shume Fabrika të tjera” ka thënë Pacolli, duke theksuar se Kosova ka një përqindje të lartë të papunësisë, ndërsa hapja e vendeve të reja të punës është thelbësore.
Pas vizitës në fabrikën “MS Quality”, Presidenti Pacolli ka vazhduar qëndrimin e tij në Lipjan duke vizituar qendrën e qytetit, ku zhvilloi një takim me qytetarët e kësaj Komune.
Gjatë bisedës së tij me qytetarët e shumtë të cilët ishin tubuar për ta takuar të parin e AKR-së, Pacolli foli kryesisht për investimet që i nevojiten Kosovës, si dhe për potencialet zhvillimore të Lipjanit.
“Ne kemi program të planifikuar në detaje për këtë. Plan programi ynë siguron mbi 70 mije vende të reja pune qysh në fillim të qeverisjes. Do të investohen mbi 140 milion euro për jetësimin e ideve të të rinjve, të cilët i kanë përfunduar shkollimet, por që nuk e gjejnë dot një vend pune”.
Ai ju ka bërë thirrje qytetarëve që të vetëdijesohen dhe të mos veprojnë më në dëm të së ardhmes së tyre, duke i risjellur në pushtet njerëzit të cilët tashmë kanë dëshmuar se janë të dëmshëm për Kosovën.
“AKR është e vetmja alternativë e cila ka eksperiencë dhe njohuri për ta bërë ndryshimin. Kosova është vend që ka mundësi për rritje ekonomike, ndërsa ne dimë ta bëjmë këtë më së miri”, ka thënë lideri i AKR-së.
Pas bashkëbisedimit me qytetarë Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, iu’a dorëzoi kartelat e AKR-së dhjetëra të rinjve, të cilët shprehën interesimin e tyre për t’u bërë pjesë e Aleancës Kosova e Re.
Pas takimit me qytetarë, Pacolli vazhdoi vizitën e tij në Lipjan, ku u njoftua nga afër me punën e bizneseve të vogla të qytetit, zejtarëve, si dhe afaristëve të tjerë që veprojnë në këtë Komunë.
Ai tha se ambienti i të bërit biznes në Kosovë nuk është i përshtatshëm dhe se këtë më së miri e dinë veprimtarët ekonomik dhe njerëzit që merren me biznes.
Duke folur më tej rreth mungesës së përkrahjes institucionale për zhvillimin e bizneseve, Pacolli ka shtuar se kauza e AKR-së për ndryshimin e perspektivës së qytetarëve të Kosovës dhe zhvillimit ekonomik të saj, do të realizohet.
Të tjera
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...