Fun & Video

Pacienti bën tatuazh në shpinë mjekun që i shpëtoi jetën/foto

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 27 November 2018

Një 42-vjeçar që vuante nga kanceri i zorrës së trashë u operia me urgjencë. Pa skësaj pacienti vendosi që të bëjë tatuazh fytyrën e mjekut që i shpëtoi jetën në shenjë mirënjohje. Kjo ndodhi në Argjentinë, në krahonën e Cordobës.

Sipas asaj që raporton La Voz, Nano Salguero, një burrë që jeton në një fshat në një provincë të Argjentinës u vizitua nga mjeku i përgjithshëm, që e kishte diagnostikuar me tumor në zorrën e trashë dhe e kishte këshilluar që të shkonte në spitalin e kryeqytetit. Ne spitalin e Cordobas, Nani takoi mjekun Paul Lada, një onkolog me eksperiencë 42-vjeçare. Pasi e bëri operacion, mjeku e mbajti në survejim pacientin e tij deri sa e kuroi totalisht.

Në shenjë mirënjohje Nano bëri tatuazh në shpinë, fytyrën e mjekut Paul Lada. “Do të jem gjithmonë mirënjohës ndaj tij dhe ekipit të mjekëve- ka shpjeguar Nano Salguero. Hyra në klinikë shumë i sëmurë dhe dola shëndoshë e mirë. Mu deshën dy muaj që të bëj tatuazhin, por ishte minimumi që mund të bëja përballë humanistit të mjekut që më kuroi”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera