Lajme

OVL-UÇK paralajmëron protestë më 17 shkurt, ditën kur mbahet seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 18 January 2023

Më 17 shkurt do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën Speciale për ish-krerët e UÇK-së, datë kjo edhe kur Kosova shënon 15 vjetorin e pavarësisë.

“Konferenca përgatitore e Prokurorisë së Specializuar do të mbahet më 17 shkurt. Gjykimi të fillojë më 21 mars, nëse nuk ka rrethana përjashtimore”, u shpreh kreu i trupit gjykues, Charles Smith, raporton Indeksonline.

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku ka thënë se kjo mund të çojë në protestë veteranët.

-Advertisement-

“Seanca në ditë feste, por as për ne nuk do të ketë festë, e me siguri që protestë”, thotë Klinaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera