Lajme

OVL-UÇK kundër hapjes së proceseve të reja ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 31 July 2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kundërshtuar çdo përpjekje për hapjen e çështjeve të reja në Hagë ndaj Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Sipas OVL-UÇK-së, këto janë përpjekje për shtrembërimin e historisë dhe për cenimin e vlerave të luftës çlirimtare.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së hedh poshtë çdo përpjekje për hapjen e proceseve të Hagës kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Këto janë manovra të revizionizmit politik, që synojnë ta shpallin kriminale një luftë të drejtë çlirimtare dhe të minojnë themelet e Marrëveshjes së Ohrit. Luftëtarët shqiptarë paguan çmimin që siguroi dinjitet, barazi dhe stabilitet.

Reagimi vjen pasi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se ka informacione për iniciativa në Gjykatën Kushtetuese për çështje që lidhen me Tribunalin e Hagës dhe paditjen e UÇK-së.

-Advertisement-

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy