Osmani vazhdon vizitën në Kalabri, rikujton rolin e jashtëzakonshëm të arbëreshëve gjatë historisë
Autori: Gazeta inFokus 20:20 | 12 April 2023
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me kryetaren e Provincës së Kozencës, Rosaria Succurro, me të cilën bisedoi për raportet ekonomike, politike e kulturore mes komunave të ndryshme të Kosovës dhe Kozencës. Presidentja theksoi se është shumë e rëndësishme që të krijohen mundësi të reja të bashkëpunimit mes bizneseve tona, institucioneve kulturore dhe operatorëve turistikë. Në Kozencë gjenden 21 komuna arbëreshe, ku vazhdon të ruhet tradita, kultura dhe tradita kombëtare për pothuaj gjashtë shekuj.
Në Kozencë gjenden thesare shumë të rëndësishme, siç janë dorëshkrimet e rilindësit Jeronim De Rada, të cilat ndodhen në Bibliotekën e Qytetit të Kozencës dhe gjetiu në Kalabri.
“Digjitalizimi i dorëshkrimeve letrare shqipe të shekullit XIX është pasuri e cila duhet t’u ofrohet studiuesve dhe gjeneratave të reja”, tha Presidentja Osmani.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim edhe me kryetarët e komunave arbëreshe të Provincës së Kozencës. Presidentja i falënderoi ata për përkushtimin e pashoq për kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditave arbëreshe, si pjesë e të rëndësishme e kulturës dhe identitetit shqiptar.
“Ne duam të punojmë së bashku me ju për identifikimin e mundësive për realizimin e projekteve të përbashkëta për ruajtjen, kultivimin dhe përparimin e mëtejmë të traditave tuaja kulturore e gjuhësore”, tha Presidentja.
Presidentja rikujtoi rolin e jashtëzakonshëm, të cilin arbëreshët e kanë luajtur përgjatë historisë në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor e politik të shqiptarëve.
Më tej, Presidentja çmoi mënyrën se si arbëreshët kanë krijuar model të vyer për gjithë mërgimtarët se si, duke u integruar në jetën e vendit mikpritës, i kanë kultivuar e ruajtur traditat e veta, duke u shndërruar në qytetarë të suksesshëm të vendit, por edhe kontribuues për kulturën e të parëve.
“Ju i keni dhënë kulturës e trungut etnik, por edhe vendit mikpritës, Italisë, ngjyrat e një kulture të veçantë, e cila është pasuri e vendit dhe e kulturës prej nga vini, por edhe e vendit i cili ju mirëpriti”, tha Presidentja Osmani.
Më tej, Presidentja e shtroi mundësinë e hartimit dhe të realizimit të projekteve për ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore e traditave kulturore, nëpërmjet regjistrimit e botimit të kujtesës gojore.
“Rënia e ngadaltë e përdorimit te gjuhës shqipe te brezat e rinj dhe zvogëlimi i popullatës, për shkak migrimit, është sfidë me të cilën ballafaqohen shumë vende, përfshirë edhe rajonet në të cilat jetojnë arbëreshët. Prandaj duhen politika të qarta promovuese”, tha Presidentja.
Ajo nënvizoi domosdoshmërinë e shtrirjes së bashkëpunimit, hartimin e itinerareve turistike dhe shkëmbimeve kulturore, për ta ruajtur lidhjen me tokën e të parëve. Ajo e çmoi bashkëpunimin e komunave arbëreshe, të cilat tashmë janë binjakëzuar me disa komuna të Kosovës./
Të tjera
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...
-
Musliu: Fshati Abri na ngrohu zemrat me mikëpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme
Ganimete Musliu, kandidatja për deputete me numrin 12 nga Partia Demokratike ...
-
Kolgeci: Kosova ka nevojë për ndryshim, dhe ky ndryshim po vije me LDK-në
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman K...
-
Linda Bekteshi: Na ndajnë edhe katër ditë, por vetëm fillimi i rrugës që po e ndërtojmë bashkë
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 66, Linda ...
-
Spitalet Rajonale dhe QKUK-ja rrezikojnë të mbesin pa IT, për shkak të pagave të ulëta
IndeksOnline ka raportuar edhe më herët për rrezikun që institucionet shëndet...
-
Haradinaj në Prishtinë premton përfundimin e Unazës së Jashtme e stadium të ri
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët ka zhvilluar një tubim madhështor në Prish...
-
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkur...
-
“10 të vdekụr nga sụlmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë viktimat
Dhjetë persona dyshohet se humbën jetën si pasojë e sulmit në Suedi, njoftoi ...
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...